Revista prestigjioze “The Economist” është shprehur optimiste për sa i përket situatës ekonomike në vend e ndërsa ka parashikuar se PS- LSI kanë shanse shumë të larta që për të mbajtur pushtetin edhe pas zgjedhjeve të 18 qershorit.
 
“Koalicioni aktual qeverisës, që përbëhet nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, është në një pozicion të fortë për të mbajtur pushtetin pas zgjedhjeve të ardhshme të qershorit 2017”, shkruan “The Economist”.
 
“The Economist”: Vendi ka rritje ekonomike
Në raportin periodik për tremujorin e parë të vitit, “Intellicence unit”, njësia kërkimore e revistës “The Economist” shkruan se rritja ekonomike në vitin 2016 është përshpejtuar në 3.2% e ndërsa pritet që të rritet me 3.5% për vitin 2017.
 
“Rritja ekonomike në vitin 2016 është përshpejtuar në 3.2%. Ndërkohë, për vitin 2017, rritja pritet të përshpejtohet në 3.5%, si rrjedhojë e interesave më të ulëta të borxhit publik dhe përmirësimit të aktivitetit të brendshëm”, thuhet në shkrimin e “The Economist”.
 
Sipas prestigjiozes britanike, Bashkimi Europian do t’i hapë rrugën negociatave për anëtarësimin në BE brenda vitit 2017 ose më vonë me kushtin që të zbatohet Reforma kryesore në sistemin e drejtësisë.
 
“Pas reformës së sistemit të drejtësisë, Shqipëria do të marrë shpejt një ftesë për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, por kjo nuk pritet të ndodhë para fundit të vitit 2017, ose edhe më vonë se kaq”, shkruhet në raport. 

the economist
(Raporti i prestigjiozes britanike “The Economist” për Shqipërinë)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)