Raporti jep njëkohësisht edhe disa parishikime për zhvillimet e pritëshme në vend për vitin 2014-2015.
Konkluzioni kryesor i raportit “The Economist Intelligence Unit” lidhet me statusit e vendit kandidat, i cili pritet të diskutohet në muajin qeshor.
“’The Economist Intelligence Unit” beson se nëpërmjet reformave të nisura, Shqipërisë do t’i jepet statusi vendit kandidat në mesin e 2014-ës. Maxhoranca e re qeverisëse ka një mandat të fortë dhe një kohezion më të madh ideologjik, në krahasim me qeverinë e shkuar.
Kjo i jep mundësinë në miratimin e ligjeve dhe më pas zbatimin e tyre në shumë fusha”.
’The Economist Intelligence Unit” merr në analizë profilet politike të aktorëve më të rëndësishëm politik në vend. Ja çfarë shkruhet në raport për kryeministrin Edi Rama.
“Kryeministri Edi Rama një artist, gjatë nisjes së karrierës politike, provoi se kishte aftësi politike duke u kthyer në një kryetar bashkie i suksesshëm për Tiranën duke realizuar ndryshime spektakolare gjatë kohës që ai e drejtoi këtë bashki. Ndryshe nga zoti Berisha, i cili e drejtoi PD-në me grusht të hekurt, zoti Rama brenda PS-së u ndesh me një mori sfidash përballë të vjetërve në këtë parti. Rama tashmë e ka konsoliduar lidershipin në parti. Ai ka anashkaluar disa figura të vjetra në parti duke e rrethuar veten me politikanë të gjenaratës së re, disa prej të cilëve janë pjesë e kabinetit qeveritar.”
Raporti parashikon se e ardhmja e reformave udhëhequr prej Kryeministrit Rama duket plot dritë në krahasim me vitet e shkuara, por natyra komplekse e shumë problemeve me korrupsionin e gjithanshëm, do të ngjallinin shumë pengesa në zbatimin e reformave. Ndërsa për aleatin e zotit Rama, kreun e Kuvendit, Ilir Meta, raporti thotë se Meta pas zgjedhjeve të 23 qershorit e rimori rolin e “Kingmakerit” të cilin e fitoi pas zgjedhjeve të 2009-tës. Meta theksohet në raport do të kërkojë që partia e tij të trajtohet në qeveri si një partner i barabartë.
‘The Economist Intelligence Unit’ parashikon vështirësi për kryetarin e ri të PD-s Lulzim Basha pas dhënies fund nga Sali Berisha drejtimit 22-vjeçar të partisë.
“Pasuesi zotit Berisha, Lulzim Basha kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës është një poltikan me përvojë pasi ka drejtuar në shkuarën 3 ministri në qeverinë Berisha. Megjithatë, Basha do të ketë një detyrë të vështirë në krijimin e figurës së liderit brënda partisë, e cila nuk është mësuar të ketë një udhëheqqës tjetër përveç Sali Berishës. Ish-kreu demokratëve Sali Berisha pritet të jetë një figurë influencuese dhe me të gjitha gjasat do të jetë ai i cili do t’i japë Bashës këshilla se si të rikthejë popullaritetin e PD-së”.
Marrë nga "Top Channel"
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)