‘The Face’ artikull kushtuar turizmit në Shqipëri, Rama: Destinacioni i preferuar i turistëve anglezë

‘The Face’ artikull kushtuar turizmit në Shqipëri, Rama: Destinacioni i preferuar i turistëve anglezë

Dua Lipa

Revista prestigjioze angleze “The Face”, i ka kushtuar një artikull kushtuar turizmit në Shqipëri, duke e cilësuar si një vend shpëtimi për të rinjtë britanikë.

Bregdeti shqiptar, festivalet tradicionale dhe rinore, alpinizmi dhe shumë lloje të turizmit që janë ekzistente gjatë sezonit veror, e kanë kthyer Shqipërinë një nga atraksionet më të mëdha në Ballkan, e sidomos nga turistët anglezë.

Kështu shkruan revista angleze “The Face” në një artikull kushtuar turizmit në Shqipëri, të cilin e ndau sot në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama.

“Alb-mania e turistëve britanikë ose si u bë Shqipëria destinacioni i preferuar për këtë verë duke ndryshuar dita-ditës katërcipërisht sterotipet e krijuara përmes promocionit që vetë vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar i bëjnë bukurive të vendit me festivalet verore dhe plazhet fantastike, por edhe përmes yllit tonë Dua Lipa që i bën të zbulojnë “Maldivet brenda Europës” siç Theface.com shkruan në këtë artikull dedikuar turizmit në Shqipëri”, theksoi Rama.

Revista angleze “The Face” shkruan se sa më shumë t’i referohesh një destinacioni si një vend krejtësisht i ndryshëm, aq më shumë do të bëhet një pikë e nxehtë turistike.

"Rasti në fjalë? Së fundmi Shqipërisë i është referuar si, Kroacia e Re, Maldivet e Evropës, Karaibet e Evropës, Greqia e ardhshme, e cila po gëzon një rritje të madhe të numrit të turistëve. Edhe nëse nuk keni qenë kohët e fundit në Shqipëri, me siguri i keni parë pamjet në internet. Për ne që navigojmë, “Toka e Shqiponjave” është shpërndarë kudo në rrjete kohët e fundit. Të gjithë, me sa duket, kanë bërë banjo dielli në plazhet e saj me rërë, janë zhytur në ujërat e paeksploruara dhe kanë kërcyer në festivalet e saj”, shhkruhet në artikull.

“Nga viti 2010 deri në vitin 2019, numri i turistëve që shkojnë në Shqipëri çdo vit u trefishua në 3,3 milionë, ku 120 000 prej vizitorëve ndërkombëtarë ishin nga Britania e Madhe. Megjithatë, së shpejti parashikohet që vendi të vizitohet nga miliona turistë britanikë”, thuhet në artikullin e “The Face”.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?