Macja zemërake, gjithnjë me fytyrë të ngrysur, ka mbledhur me shumë se 100 persona në një dyqan librash në Manhattan që kanë patur fatin ta takojnë atë për herë të parë. Macja është bërë shumë e famshme prej kohësh dhe është shndërruar në një yll në mediat sociale, e sidomos në facebook.
Pronarët e maces së mërzitur kanë nisur një tur në Amerikën Veriore për të promovuar librin e ri të bërë për të, i titulluar “Guida ters e jetës: Vëzhgime nga Macja Zemërake”. Macja qëndronte e ulur në shportën e saj, me qëndrimin stoik dhe fytyrën idhnake, ndërsa fansat e mrekulluar bënin fotografi me macën e vogël me sytë ngjyrë të kaltër.
Një ndër fansat e saj më të apasionuara, Judy, shpjegon rrugën e famës së maces zemërake, e cila fillimisht quhej “Salca Tarter” dhe u bë e famshme krejt aksidentalisht pas publikimit të një videoje në youtube. Fansja shprehet se macja është shumë speciale dhe fytyra e saj e zemëruar të bën shumë për të qeshur.
Një tjetër fans i quajtur Hanami shton se të gjithë kthehen në një mace idhnake në një pikë të jetës, ndaj ajo është shumë e këndshme dhe e dashur për të gjithë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com