Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndarë draft-marrëveshjejen për paqe për luftën me Iranin me aleatët, përfshirë Izraelin, ndërsa të dyja palët kërkojnë të parandalojnë shkeljet e mëtejshme të armëpushimit që do të përshkallëzojnë situatën dhe do të rrezikojnë një marrëveshje të mundshme.

Lajmin e raportoi The Guardian, sipas së cilës, në një përpjekje për të përshpejtuar negociatat, Ministri i Jashtëm pakistanez, Mohammad Ishaq Dar, do të fluturojë nesër për në Uashington për t'u takuar me homologun e tij amerikan, Marco Rubio.

Draft marrëveshja e ndarë nga Trump nuk është shumë larg nga ajo që qarkullon në Lindjen e Mesme prej ditësh, sipas së cilës Ngushtica e Hormuzit do të rihapet për anijet tregtare, bllokada amerikane e porteve iraniane do të hiqet dhe Iranit do t'i jepen deri në 12 miliardë dollarë në asete të ngrira.

Qëllimi do të ishte rivendosja e kalimit të anijeve tregtare në Ngushticë në nivelet e para luftës brenda 30 ditëve dhe fillimi i negociatave mbi të ardhmen e programit bërthamor të Iranit brenda 60 ditëve.

Këto do të përfshinin diskutime mbi rezervat e uraniumit të pasuruar shumë, një pezullim të përkohshëm të pasurimit dhe mbikëqyrje nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Në fund, Irani do të hiqte dorë nga armët e tij bërthamore. Përmbajtja aktuale e marrëveshjes do të ishte shumë e vështirë për t’u pranuar nga Izraeli, pasi ajo shtyn angazhimet e detyrueshme bërthamore të Iranit dhe përfshin një armëpushim të përhershëm që përfshin Libanin.

Në draft gjithashtu pohoet parimi i lundrimit pa pagesë në Ngushticën e Hormuzit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Media: SHBA dhe Irani kanë arritur një marrëveshje, 60 ditë armëpushim! Pritet miratimi i Trump