Los Angeles/Beta/ATSH/- Kompania e prodhimit Weinstein njoftoi se ka filluar regjistrimi i një Western të ri, të drejtuar nga Quentin Tarantino "The hateful eight ". Ai po xhirohet në shtetin amerikan të Kolorados, bënë me dije tabloidët amerikanë.
Weinstein, në fakt, vetëm në nëntorin e shkuar e njoftoi listën zyrtare të aktorëve që do të luajnë në filmin e ri. Filmin e ri "The hateful eight" e luajnë Kurt Russell, Samuel L. Jackson, Tim Roth, Walton Gogins, Michael Madsen, Bruce Dern, Demián Bichir dhe Jennifer Jason Leigh.

Western i ri bën fjalë për historinë e tetë pasagjerëve, të cilët ndodhen papritmas në një kasolle malore, ku ata ikin për t'u fshehur nga një stuhi dëbore e ardhshme. Filmi do të ketë pesë pjesë.
Filmi duhet të mbërrijë në kinema në fund të vitit dhe pritet të hyjë në garë për Oskarin e vitit 2016.