The Indipendent: ‘’Bukë e kripë
e zemër të bardhë’’ në Shqipëri 

The Indipendent: ‘’Bukë e kripë<br />e zemër të bardhë’’ në Shqipëri 
Prestigjozja ‘’The Indipendent’’ i ka kushtuar një artikull të veçantë kulinarisë shqiptare.

Një udhëtim në shijen e hollë të kuzhinës shqiptare nga Elizabeth Gowing tregon përpjekjen e lëvizjes’’ slow food’’ që një grup shefash kuzhine në Shqipëri po e kthejnë në tendecë.

Nëpërmjet kësaj nisme këta shefat këmbëngulin të kthejnë sytë nga vlerat e kuzhinës shqiptare.

Bledar Kola, shef kuzhine është shprehur ‘’Është diçka shumë pozitive që Shqipëria e mbështet këtë lëvizje ‘’slow food’’ e cila nisi në Fishtë të Lezhës. Kjo nismë është pozitive jo vëtëm për shëndetin e njeriut por edhe për ekonominë e vendit. Lëvizja ‘slow food’ mbështet prodhuesin e vogël, prodhimin vendas dhe fermerin’’, është shprehur Kola.

Por kuzhinieri Kola shpreh si problem sërish gjetjen e produkteve vendase për kuzhinë.

“Të punosh me filozofinë e ‘slow food’ është si kamikaz sepse duhet të rrezikosh shumë. Është më e lehtë të marrësh një prodhim që vjen nga vendet nordike për shembull sesa të gjesh një shegë që është e vendit”, u shpreh Kola.

Prestigjozja ‘’The Indipendent’’ e mbyll artikullin me frazën’’ Bukë, kripë dhe zemër të bardhë’’ duke u futur në palcën e traditës shqiptare, por sidomos duke rritur përgjegjësine e njerëzve të kuzhinës që t'i kthehen traditës së shijshme të kuzhinës shqiptare. 

kuzhina
kuzhina

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!