“The Revenant” ishte fituesi i madh i çmimeve BAFTA, ceremoni që u mbajt të dielën në mbrëmje, në Londër. Filmi me protagonist Leonardo DiCaprion mori çmimin e filmit më të mirë, regjisorit më të mirë (Alejandro G. Inarritu) dhe aktorit më të mirë protagonist.
“Nuk kam lindur me privilegje jam rritur në një zonë të vështirë në Los Angeles. Dua të falendëroj nënën time, është ditëlindja e saj sot. Nënë të dua shumë” u shpreh Di Caprio .

Filmi mori edhe çmimet e kinematografisë më të mirë dhe zërit më të mirë, duke e çuar në 5 numrin e çmimeve BAFTA.
Ky është çmimi i parë BAFTA për Leonardo DiCaprion, i cili ka qenë i nominuar 3 herë më parë, por kurrë nuk e ka fituar.
/Shqiptarja.com

BAFTA, Di Caprio merr çmimin e I-rë">