The Rolling Stones “tund” Havanën
 grupi i Rock-ut, koncert historik 

The Rolling Stones “tund” Havanën<br /> grupi i Rock-ut, koncert historik 
The Rolling Stones ka ngritur në këmbë Havanën.   Grupi britanik ka performuar  për herë të parë para dhjetëra-mijëra njerëzve në kryeqytetin e Kubës, ku muzika e tij rock ka qenë e ndaluar për disa dekada.

Shumica e pjesëmarrësve në koncert kanë qenë adhurues të përjetshëm të grupit, por e kanë mbajtur të heshtur dëshirën e tyre për këngët e tij.
Mick Jagger ka mirëpritur admiruesit në gjuhën spanjolle, përpara se të niste performancën me hitin e vitit 1968 Jumpin’ Jack Flash.

Koncerti është zhvilluar pak ditë pas vizitës historike të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në Kubë, e cila është parë si shenjë e përafrimit midis dy vendeve pas më shumë se pesë dekada armiqësi.
 
“Koha ndryshon çdo gjë. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu .Kemi performuar në shumë vende të veçanta gjatë karrierës sonë të gjatë, por kjo shfaqje në Havanë do të jetë një moment historik për ne dhe shpresojmë për miqtë tanë në Kubë”, ka thënë vokalisti kryesor Mick Jagger, përpara koncertit.
 
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit