TIRANË- Ndërkohë që ishin të shumtë ata që mbetën të habitur nga deklarata e kryeministrit Edi Rama i cili njoftoi se Shqipëria do të ketë së shpejti dy satelitë në orbitë, filmi i animuar amerikan “The Simpsons”, duket se e ka parashikuar ngjarjen vite më parë.

Në një video të publikuar nga seriali i famshëm, shfaqet një satelit me simbolin e shqiponjës, e ndërsa një prej personazheve flet shqip ku mes të tjerash dëgjohet fjala "i drejtohet". Aty shfaqet edhe një godinë dhe disa oficerë që kanë në uniformë simbolin e shqiponjës si edhe teksa thonë "të thashë që nuk do të dështonte", ndonëse e gjithë fjalia nuk është shumë e qartë.

Filmi i animuar amerikan The Simpsons, është i famshëm për parashikimet që ka bërë shpesh për ngjarje të mëdha siç ishte rrëzimi i Kullave Binjake, zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA, madje edhe përhapja e pandemisë COVID-19.

Vetëm pak javë më parë kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë brenda muajit Mars do të ketë satelitin e parë “Albania 1” në orbitë, e ndërsa “Albania 2” në muajin qershor.

Ndërkohë nuk ka qenë rasti i vetëm! Duhet se ato kanë parashikuar edhe që Shqipëria do të kishte një avion të sajin, siç është 'Air Albania'. (Min 3.08)