The Telegraph: 'Epidemia' e fermave të kanabisit në MB, 100 shqiptarë janë dënuar me 300 vite burg në 3 muajt e fundit të 2023

The Telegraph: 'Epidemia' e fermave të kanabisit në MB, 100 shqiptarë janë dënuar me 300 vite burg në 3 muajt e fundit të 2023

Marikseio Mucaj dhe Fatjon Mustaraj

“Epidemia” e fermave të kanabisit ka çuar në rritjen e numrit të shqiptarëve të burgosur.

Sipas prestigjiozes The Telegraph, më shumë se 100 emigrantë të paligjshëm shqiptarë janë dënuar me më shumë se 300 vjet burg në vetëm tre muaj, pasi u rekrutuan nga bandat e krimit të organizuar për të shërbyer në fermat e kanabisit.

 77 nga 101 shqiptarëve të burgosur midis gushtit dhe tetorit të këtij viti, u dënuan për vepra të lidhura me prodhimin e kanabisit në të gjithë Anglinë dhe Uellsin,

Numri i dënimeve është katërfishi i normës normale për shqiptarët.

Shumë nga emigrantët e paligjshëm u rekrutuan nga bandat pasi një goditje e qeverisë britanike ndaj punës në të zezë, e bëri të vështirë për gjetjen e një vendi pune.

Ministrat kanë trefishuar gjobat për pronarët që punësojnë emigrantë të paligjshëm deri në 60,000 £ për punëtor deri në heqjen e liçensës.

Një operacion policor që synonte fermat e kanabisit këtë verë konkludoi me kapjen e një sasie të madhe rrënjësh kanabisi me vlerë 130 milionë paund dhe arrestimin e rreth 1,000 njerëzve.

Më shumë se 180,000 bimë kanabisi janë zbuluar në bastisjet në Angli dhe Uells.

Po ashtu, sipas ‘The Telegraph”, në 5 vitet e fundit, bandat shqiptare kanë dominuar tregun e kultivimit të kanabisit , duke uzurpuar vietnamezët dhe duke përvetësuar ekspertizën e tyre hidroponike në rritjen e bimëve në Shqipëri, në MB, si dhe duke përdorur emigrantët e paligjshëm si “kopshtarë”.

Numri i shqiptarëve që kaluan Kanalin në vitin 2022 me varka të vogla u rrit nga 800 në 12,301 në 2021, më shumë se një e katërta e 45,755 emigarntë në tërësi.

Mes të burgosurve këtë verë ishte Nard Nidri, 34 vjeç, i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar verën e kaluar dhe jetoi në Birmingham.

Më pas u transferua në Sëansea, ku punoi në një lavazh makinash, përpara se të punësohej në një fermë kanabisi.

Ai ishte një nga 4 "kopshtarët" e burgosur, për një total prej gjashtë vjetësh në gusht, pasi policia i arrestoi në flagranvë në pronë në Neath, në Uellsin jugor, ku dy dhoma dhe papafingoja ishin përshtatur dhe izoluar për të kultivuar kanabis me vlerë prej 85,000 £.

Gjykatësi Geraint Ëalters, tha se fermat e kanabisit që drejtoheshin nga bandat kriminale shqiptare kishin arritur "nivele epidemike" dhe, sipas gjykimit të tij kjo gjë është kthyer " në industri".

Shqiptarë të tjerë kanë punuar për bandat për të shlyer borxhet.

 Artenis Shehu, 20 vjeç, u burgos për një vit pasi punoi në një fermë kanabisi në Norfolk Broads për të shlyer borxhin prej 2500 £ që kishte kundrejtë një bande, pasi i kishte marrë për të paguar një operacion mjekësor për babain e tij.

Bandat shqiptare janë përqëndruar në kultyivimin dhe tregtimin e kanabisit sepse ishte "me rrezik shumë ulët", dhe ka një fitim të lartë.

Britanikët konsumuan rreth 240 ton drogë me vlerë 2.4 miliardë paund në 2021, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA).

Këtë javë, James Cleverly, Sekretari i Brendshëm, nënshkroi një marrëveshje të re me Shqipërinë për të mbështetur marrëveshjen e shpejtë të dëbimit dhe kundër imigracionit, e cila ka si qëllim që numri i kalimeve nga shqiptarët të reduktohet me 90 për qind këtë vit.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë