Sipas ‘The Telegraph’, prindërit në Shqipëri po trafikojnë djemtë e tyre adoleshentë në Mbretërinë e Bashkuar për t’u bashkuar me bandat e krimit të organizuar që kontrollojnë pjesë të mëdha të tregut të kokainës në Britani.
Gazeta shkruan se numri i të rinjve shqiptarë që po trafikohet në mënyrë të paligjshme në Britani të Madhe me premtimin se do të fitojnë mijëra paund nga shitja dhe transporti i drogës për bandat është në rritje.
‘Të dhënat nga gjykatat tregojnë se shqiptarët adoleshentë që kryesisht hynë në Mbretërinë e Bashkuar të fshehur në kamionë janë ndjekur penalisht në qytete në të gjithë vendin, nga Selkirk deri në Bath, Deusbury deri në Shrewsbury dhe Londër në Glasgou, pasi u kapën me drogë me vlerë deri në 200,000 paund’.
“Shumica e djemve dhe të rinjve shqiptarë trafikohen me dakordësimin e prindërve të tyre dhe premtimin për shpërblim financiar nga trafikantët,” tha Steve Harvey, një specialist ndërkombëtar i zbatimit të ligjit, i cili ka paraqitur provat e tij në një hetim të Zyrës së Brendshme në lidhje me problemin.
“Familjarët janë afruar nga trafikantët dhe janë angazhuar në bazë të mënyrës se si do të përfitojnë financiarisht nga marrëveshja. Për më tepër, familjet janë trafikante dhe fëmijët shihen dhe përdoren si burime.”
“Trafikantët dhe shfrytëzuesit u premtojnë atyre para, shumë para, dhe ata u premtojnë atyre një punë ose kur djemtë janë të mitur ata u premtojnë atyre strehim, ose rroba, gjërat që ata duhet të kenë,” i tha një burim anonim ‘The Telegraf’.
“Në disa raste, anëtarët e familjes ishin drejtpërdrejt përgjegjës për rekrutimin dhe shfrytëzimin e viktimave të trafikimit mashkull.”
Gangsterët, veçanërisht bandë rruge ‘Hellbanianz’ e djemve shqiptarë në jug të Londrës, promovojnë stilin e jetës së tyre tek adoleshentët në vendlindje përmes mediave sociale.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4392
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reportazhi i 'The Telegraph': Vendi që mirëpret me krahë hapur emigrantët e padëshiruar të Italisë
28 Tetor, 11:50
-
‘Darka e fundit?’ Pas xhiros me Ferrari dhe sulmeve të politikanit britanik, shqiptari Dorian Puka feston me dolli me Nigel Farage! I jep një ‘gisht të madh’
14 Tetor, 09:28
-
Nga akuzat për korrupsion te kërcënimi për Britaninë, 'The Telegraph': Berisha betejë ligjore prej 400 mijë paundësh për të hequr 'non-grata-n'
26 Shtator, 09:53
-
'The Telegraph': Pushimet më të mira në Shqipëri – sekreti i vendit mesdhetar në zhvillim
1 Prill, 11:12
-
Kurti intervistë për 'The Telegraph': Britania të dërgojë më shumë trupa në Kosovë për të parandaluar luftën në Ballkanin Perëndimor
20 Mars, 09:38
-
Banda 'Los Lobos' ekzekutoi kandidatin për president në Ekuador, gazeta britanike: Shqiptarët pjesë e këtij grupi kriminal, dominojnë ‘botën’ e drogës në Britani
11 Gusht 2023, 13:14
-
Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë 4.6 mln euro në vit për të marrë të burgosurit shqiptarë
21 Korrik 2023, 16:26
-
The Telegraph: Shqipëria, arratisja e duhur për udhëtarët britanikë
9 Korrik 2023, 21:07
-
Alba Malltezi: Bukuri ka kudo, turizmi i mikpritjes duhet të jetë medalja jonë!
18 Qershor 2023, 15:13
-
The Telegraph: Bregdeti i Ksamilit, Karaibet e Evropës në Shqipëri! Rama: Po orienton britanikët e ‘uritur’ për diell drejt nesh
17 Maj 2023, 18:34
-
‘Rama u bën thirrje të rinjve të qëndrojnë në vendin e tyre’, The Telegraph: Rreth 2 mijë njerëz në veri të Francës rrezikojnë jetën për në Britani
18 Shtator 2022, 22:40
-
The Telegraph: Skavica, ‘Hoover-i’ shqiptar për shkëputjen e varësisë nga Rusia
1 Prill 2022, 22:26