The Times: Edi Rama luftë ndaj
krimit të organizuar dhe kanabisit

The Times: Edi Rama luftë ndaj<br />krimit të organizuar dhe kanabisit<br>
Prestigjiozja britanike The Times i ka dedikuar një artikull ku vlerëson kryeministrin Edi Rama për luftën ndaj krimit të organizuar dhe kanabisit.

Times përmend faktin se pas ndërhyrjes në Lazarat u shkatërruan 2 milionë bimë kanabisi ndërsa në vitin 2018 synohet zhdukja e këtij fenomeni.

“Pas marrjes së detyrës si kryeministër i Shqipërisë në vitin 2013, Rama dërgoi në Lazarat policinë, e cila sekuestroj 71 ton drogë në fshat dhe më shumë se 400 armë automatike, një mitraloz anti-avion, granatë-hedhës, mortaja dhe armë anti-tank. Në përgjigje, trafikantët punësuan një ushtri fermerësh për të përhapur kultivimin në të gjithë vendin, duke i dhënë ryshfet policisë lokale.

Me rritjen e fluturimeve mbikëqyrëse të policisë italiane, Rama goditi përsëri, duke shkatërruar më shumë se dy milionë bimë në vitin 2016. Qeveria tha se vetëm 58 plantacione janë vërejtur vitin e kaluar (2017), nga më shumë se 2,000 një vit përpara. Është inkurajuese që fermerët të rritin bimët mjekësore në vend”, shkruan The Times.

Në artikullin e The Times përmendet letra e Edi Ramës drejtuar krerëve të BE gjatë nëntorit, duke kërkuar bashkëpunim për kapjen e personave të përfshirë në krim.

Gazeta vlerëson se bashkëpunimi i Shqipërisë me policinë britanike është në proces. Vitin e kaluar sipas saj, një përpjekje e përbashkët ndaloi një skemë për të ndarë kallashnikovët në tri pjesë dhe t’i vendosnin ato në pjesë të veçanta, nga Tirana për te shqiptarë që prisnin në Mbretërinë e Bashkuar.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë

Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë