The Times: Elbenita Kajtazi, një fëmijë lufte që fitoi garën e Glyndebourne

The Times: Elbenita Kajtazi, një fëmijë lufte që fitoi garën e Glyndebourne

 “Elbenita Kajtazi, një fëmijë lufte që u bë një ndër fituesit e garës Glyndebourne Opera Cup”, kështu e ka titulluar artikullin kushtuar sopranos së njohur Elbenita Kajtazi, The Times.  

“Ndërsa ushtarët i mbanin një armë te koka, shtatëvjeçarja Elbenita Kajtazi kishte këngët në mendjen e saj. Tani, pas 20 vitesh zëri i sopranos kosovare ka magjepsur audiencën në Glyndebourne”, kështu e fillon shkrimin “The Times”. Këtë fundjavë, në udhëtimin e saj të parë në Angli, Elbenita Kajtazi arriti të fitoi çmimin e audiencës në inaugurimin e Glyndebourne Opera Cup.

E përditshmja Britanike, THe Times, pas suksesit të Kajtazit ka përshkruar fëmijërinë e saj në qytetin e Mitrovicës, qytetit që akoma qëndron i ndarë mes Kosovës e Serbisë.

“Si një fëmijë që jetonte në Mitrovicë, një qytet që është ende i ndarë, ajo dëshironmet të këndonte. Por gjatë luftës që dëbuan familjen e saj dhe mijëra të tjerë nga shtëpitë e tyre, shpesh ishte e pasigurt për ta bërë këtë me zë të lartë. Këtë fundjavë, në udhëtimin e saj të parë në Angli, Kajtazi, 27, fitoi çmimin e audiencës në inaugurimin e Glyndebourne Opera Cup.”, shkruan The Times.

“Kënga për mua është si terapi. Kur arritëm të kthehemi në shtëpi pas luftës, të gjithë ishin shumë të lumtur që ishim ende gjallë, kështu që askush nuk mundte të fliste për atë që ndodhi”, ka thënë sopranoja në intervistën për “The Times”.

Glyndebourne Opera Cup,  është një konkurs ndërkombëtar për këngëtarë të operës që është projektuar për të nxjerrë në pah artistë të rinj të talentuar nga e gjithë bota. Fituesit i ofruar një çmim prej 15 mijë funtash dhe mundësi për nisjen e një karriere ndërkombëtare në operat më të mira botërore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës