‘The Times’: Trafikanti i drogës që iu ndalua hyrja në Britani, i lidhur me PD-në e Berishës

‘The Times’: Trafikanti i drogës që iu ndalua hyrja në Britani, i lidhur me PD-në e Berishës

Fatjon Dauti

TIRANË- Gjithnjë e më shumë në mediat britanike po pasqyrohen lajme për emigrantët shqiptarë që largohet drejt Mbretërisë së Bashkuar, e theksi vihet se ato nuk merren me “punë të pastra”, po bëhen pjesë e botës së trafikut të drogës”. “The Times” ka bërë një shkrim të historisë së shqiptarëve që zgjedhin të largohen, teksa mes rreshtave edhe Fation Dautit, një personazh i njohur për vendin tonë, pasi u pa krah ish-kryeministrit Sali Berisha në një nga protestat, ku shkelmoi derën e selisë së PD-së. 

‘The Times’ e përshkruan si “trafikanti i drogës që po bën bujë në politikën shqiptare”, referuar lidhjeve me Sali berishën, në kohën kur ky i fundit po tentonte të futej se Selinë e PD-së, kur kjo e fundit drejtohej nga Lulzim Basha.

“Ndërsa Britania e Madhe rrit numrin e riatdhesimeve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, një trafikant i dyshuar droge, të cilit tashmë i është ndaluar hyrja në Britani, po bën bujë në politikën shqiptare.

Fation Dauti, i cili drejtonte një Bentley, iu sekuestrua rezidenca në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019 pasi Agjencia Kombëtare e Krimit siguroi prova se ai ishte një lojtar kyç në biznesin e kokainës dhe kanabisit në Britani, i lidhur me trafikun e njerëzve dhe  i akuzuar për dhunë. Megjithatë, avokati i tij, Hektor Lahi, tha për “The Times” se Dauti ka deklaruar gjithmonë se është i pafajshëm dhe po kërkon të drejtat e tij.

Dhjetorin e kaluar, në Tiranë, Dauti u filmua përballë një turme mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në video, ai shihet duke shkelmuar derën e një sallë takimesh në selinë e partisë së Berishës gjatë përleshjes mes fraksioneve rivale të partisë.

Në atë kohë, Partia Demokratike u nda në dy grupe rivale, njëra e udhëhequr nga Berisha, dhe kundërshtarët e tij që kishin mbyllur derën e sallës së mbledhjeve për të mos lejuar që mbështetësit e tij të mblidheshin atje. “Dauti nuk e përfaqëson partinë në asnjë mënyrë. Ai ishte atje si aktivist”, tha aso kohe një zëdhënës i partisë.

Vetë Berishës i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA për dyshimet se ai është i përfshirë në korrupsion – pretendime që ai i mohon. Ai ka raportuar se Britania e Madhe e ka akuzuar atë për “marrëdhënie me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelët që paraqesin rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar” dhe se ai ishte i gatshëm t’i përdorte këto lidhje” për të çuar përpara ambiciet e tij politike”, shkruhet në artikull.

Dauti rezulton person me precedent penal, person me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave. 8 vite më parë ai u qëllua me 7 plumba në lokalin e tij, ndërsa sipas mediave britanike ai njihej me emrin 'B9' “Boss Krimi”, i akuzuar për ‘përmbytjen e vendit me hashash dhe kokainë’. 

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noka i shaljanve: 03/09/2022 15:17

    Hamadreq qa pata nanvad e pivad mi mori lumi.

    Përgjigju
    • Heu Bre: 04/09/2022 08:09

      O Mul shkruj shqip

  • UKU MOMLIT: 03/09/2022 12:30

    Baahhh çfarë lajmi more burra....fatjondautët e pedes dhe peses e te peles nuk kane asnje pike ndryshimi.

    Përgjigju
  • Gedh timsi: 03/09/2022 12:14

    Po jo ri se nuk I ben sy kuqi i vicidollit keto gjera .ai esht qelibaf i paster e tani qe do mari qeverine do w bej kanada (jo ametike se i ka inat) vendin me keta qe kan bere para ne emigrim duke punuar me mjell per buk...furrxhi me pak fjale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg