‘The Washington Post’ rendit Tiranën dhe Dhërmiun mes 12 destinacioneve më të bukura për t’u vizituar në vitin 2024

‘The Washington Post’ rendit Tiranën dhe Dhërmiun mes 12 destinacioneve më të bukura për t’u vizituar në vitin 2024

Dhërmi

Media e njohur amerikane “The Washington Post” ka renditur Tiranën dhe Dhërmiun mes 12 destinacioneve më të bukura për të vizituar në vitin 2024.

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria është kthyer në një atraksion i rëndësishëm me Tiranën e transformuar dhe me plazhet më të bukura në Europë.

Ujërat e pastër, bregdeti i thyer dhe akomodimet e përballueshme, të gjitha kanë tërhequr vëmendjen e turistëve.

“Dhe ndryshe nga disa nga fqinjët e saj ballkanikë, Shqipëria është “e paprekur”, tha Ema, gazetarja anonime shqiptare e udhëtimeve që drejton revistën “Ema’s Light”.

Merrni një makinë me qira dhe vizitoni Rivierën Shqiptare, ku do të gjeni një plejadë qytetesh të vogla me plazhe perfekte, si Dhërmiu.

Mos e humbisni: “Kryeqyteti i Tiranës është një vizitë e domosdoshme që ia vlen të eksplorohet të paktën dy deri në tre ditë, për të shijuar gatimet në restorante dhe të njiheni me historinë e tij”, shkruan “The Washington Post”.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 01/02/2024 21:10

    nuk jane vitet e plazheve te nudizmit keto ku diferencen ne turizem e bejne vendet e virgjera dhe te fshehura mes shkembinjsh por investimet e planifikuara ne turizem si ato ne bregun e mrekullueshem te Egjeut grek dhe turk me investitore shumekombesh qe kane kryer investime masive ne rrjete travelling dhe ticketing. Po e them kete duke menduar edhe Butrintin qe per fanatizem dhe zili perpiqemi ta ruajme ne emer te nje patriotizmi fiktiv duke e lene vend delesh dhe dhish kur e ardhmja e tij eshte si Korfuzi per te mos shkuar aq larg tij. Po ne shqiptaret vuajme nga komplekset e nje menyre te menduari pasiv po ne drejtimin e politikave turistike nuk duhet te ekzistojne komplekse te tilla po njerez te guximshem dhe vizionare per te ardhmen e ketij vendi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë