‘Thelat për Ramën, thërrimet për qytetarët’ Partia e Lirisë bën llogaritë për paketën e dytë të rezistencës sociale: S'i shpëton dot ndëshkimit nga populli

‘Thelat për Ramën, thërrimet për qytetarët’ Partia e Lirisë bën llogaritë për paketën e dytë të rezistencës sociale: S'i shpëton dot ndëshkimit nga populli

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Parisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë disa llogari  të fondeve të parashikuara për oligarkët.

 Sipas tij, me taksat që kryminstri vjel për qytetarët qeveria po mbush xhepat ndërsa populli përballet me krizën e rëndë ekonomike

‘Me taksat që vjel nga qytetarët, Qeveria po mbush xhepat e Edi Ramës dhe të oligarkëve në shërbim të tij.

Le të krahasojmë fondet e parashikuara nga Qeveria për t’u ndarë me oligarkët, me “thërrimet” që vendosi t’u japë qytetarëve për të përballuar krizën e rëndë ekonomike të shkaktuar për shkak të rritjes abuzive të çmimeve:

Për oligarkët: Qeveria RRITI 30.5% fondin total të koncesioneve të projekteve PPP me ofertë të pakërkuar, nga 636.8 miliard lekë në vitin 2021 në 830.9 MILIARDË LEKË në vitin 2022.

Për pensionistët: Qeveria indeksoi vetëm 6% pensionet.

Për oligarkët: Kosto buxhetore e inceneratorëve u rrit nga 2.0 miliard lekë në vitin 2021 në 2.3 MILIARDË LEKË në vitin 2022.

Për administratën publike: Pagat u indeksuan vetëm 7% për 41% të punonjësve.

Vlera totale e kontratave PPP me ofertë të pakërkuar në vitin 2022, arrin në 830.9 miliard lekë ose 44.5% e PBB, ndërkohë në mëshirë të fatit janë lënë:

 258,840 qytetarë, që jetojnë me 0.7 USD/ditë;

440,579 pensionistë në qytet që jetojnë me 4.8 USD/ditë;

 103,626 pensionistë në fshat, që jetojnë me 2.8 USD/ditë.

Ditën e martë, në 13 shtator, ora 18:00 të gjithë në protestë tek inceneratori i Tiranës, “kryeveprën” e vjedhjes së Qeverisë për t’i dhënë një mesazh të qartë kryehajdutit Edi Rama: Ndëshkimit të popullit nuk do t’i shpëtosh kurrë! ORA E LLOGARIDHËNIES PO AFRON!’- shkruan ai.

Ky reagim nga Blushi vjen pasi qeveria prezantoi paketën e dytë të rezistencës sociale, e cila vjen pas rritjes së pandalshme të çmimeve, jo vetëm të produkteve ushqimore, por edhe të karburantit dhe energjisë elektrike, qeveria ka prezantuar. Nga rritja e ndihmës ekonomike tek rritja e pagave, janë disa nga masat e ndërmarra nga qeveria për përballimin e rritjes së çmimeve. Paketa u prezantua nga kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Financave Delina Ibrahimaj si dhe ministren e Energjisë Belinda Balluku.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)