Thellohen tensionet mes Greqisë dhe Rusisë. Moska ka dëbuar këtë të hënë dy diplomatë grekë. Vendimi i është komunikuar ambasadorit grek në Moskë nga Ministria e Jashtme ruse. Vendimi i Rusisë vjen si reciprocitet pas vendimit të Athinës për të dëbuar nga Greqia të dy përfaqësuesve të ambasadës ruse.
Dy nëpunësit e larguar nga Moska janë atasheu për tregtinë dhe përgjegjësi i zyrës së shtypit. Gjithashtu i është ndaluar hyrja në Rusi një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të ministri të Jashtëm grek, Georgios Sakellariu, drejtor i zyrës politike të ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias.
Greqia në muajin korrik dëboi dy diplomatë rusë dhe u ndaloi hyrjen dy personave të tjerë pasi u kishin ryshfet dy zyrtarëve për të nxitur demonstrata në Greqi për të penguar marrëvedhjen me Maqedoninë, e cila do t'i lejonte bashkimin me NATO-n.