Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën është tani të paktën 16,035, sipas autoriteteve.

Siri, numri i përgjithshëm i viktimave është të paktën 3,162, duke përfshirë 1,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile "Helmetat e Bardha". Rreth 1,262 vdekje janë regjistruar në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit, sipas mediave shtetërore siriane.

Turqi, numri është rritur në të paktën 12,873, tha të enjten Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).


Lajmi kryesor:

Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, mbi 21 mijë viktima! Ftohtë dhe pa ushqim, OBSH ngre alarmin: Të mbijetuarit në prag katastrofe edhe më të madhe