Lidhur me zëvendësuesin e tij në këtë post, Juncker është shprehur sot në një takim në Hamburg se “ mbështes krejtësisht një kandidim të mundshëm të ministrit gjerman të Financave Shojble”.
Ai ka mbajtur postin e presidentit të Eurogrupit – që mbledh ministrat e Financave të zonës së Euro-s - që nga 1 janari i vitit 2005, për herë të parë që kur u krijua pozicioni i një presidenti të përhershëm. Në atë kohë, Juncker ishte ministër i Financave i vendit, që ushtronte presidencën e BE për një afat gjashtëmujor.
Në këtë post, ai përballoi sfidën e mosratifikimit të Kushtetutës Evropiane nga ana e Francës dhe Holandës. Po kështu, ka patur mosmarrëveshje me ish-kryeministrin anglez Toni Bler lidhur me buxhetin e BE-së.
Juncker mori një rol të dorës së parë gjatë krizës së viteve 2011-2012 të zonës euro.
(gk/im/shqiptarja.com)