Thellohet skandali në Spanjë, arbitrat përdorën paratë e Barcelonës për pushime luksi dhe dhurata
Ish-presidentët e Barcelonës, Rosell, Bartomeu dhe Negreira
Barcelona është në telashe serioze për ndërhyrje te arbitrat në kohën e ish-presidentëve Bartomeu dhe Rosell. Klubi katalanas akuzohet nga Prokuroria lidhur me pagesat që i ka bërë ish-zëvendëspresidentit të Komitetit të Arbitrave, Enrique Negreira.
Tanimë "El Mundo" në Spanjë ka nxjerrë të tjera të dhëna, sesi paratë e paguara nga Barcelona në drejtim të një kompanie të Negreira janë përdorur që arbitrat të merrnin dhurata të shtrenjta, darka në restorante apo edhe pushime luksi.
Negreira ka ndarë një pjesë të vogël të të ardhurave, konkretisht dhjetëra mijëra euro, për t'u dhënë dhurata gjyqtarëve, nga pagesa e restoranteve deri te kartat e personalizuara për pushime.
Nga ana tjetër, Javier Enríquez Romero, djali i ish-zëvendëspresidentit të arbitrave, José María Enríquez Negreira, i zbuloi Barcelonës emrin e arbitrit që do të drejtonte finalen e Copa del Rey 2017 tre muaj para ndeshjes, në të cilën skuadra mundi Deportivo Alaves (3-1). Kjo ndodhi përmes një mesazhi dërguar Albert Soler kur ai ishte ende menaxher i klubit më 27 shkurt 2017. “Do të jetë Clos Gómez, 99%,” shkruante ai.

Një nga faturat që "El Mundo" ka publikuar
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet Kurti të largojë kryetarët shqiptarë nga zyrat në veri të Kosovës?
-
Po
35.9%
-
Jo
55.9%
-
Nuk e di
8.2%
Vota total: 793
Lajme të tjera
-
Formula e re për të marrë Messin, Barcelona në bisedime me... Interin
31 Maj, 16:00
-
VIDEO/ Goditet grupi kriminal i pastrimit të parave, 33 të arrestuar në Itali dhe Spanjë, mes tyre 10 shqiptarë! Sekuestrohen 18.5 milionë euro pasuri
31 Maj, 10:29
-
Golashënues dhe kampion në Spanjë, Myrto Uzuni vlen 25 milionë euro
29 Maj, 17:13
-
Kryeministri spanjoll dorëhiqet pas humbjes në zgjedhjet vendore: Votat kundër nesh na përçojnë një mesazh
29 Maj, 11:55
-
Barcelona bën detyrën ndaj Mallorcas në ndeshjen e parafundit! Dy legjendat e klubit mes lotësh përshëndeten me ‘Camp Nou-n’
28 Maj, 21:34
-
Lionel Messi do të largohet nga PSG këtë verë, ja cilat janë destinacionet e mundshme për argjentinasin
28 Maj, 16:26
-
I lindur për futboll, Ronaldinho dhuron spektakël në moshën 43-vjeçare (VIDEO)
27 Maj, 13:49
-
Real Madrid dhe Barcelona humbasin të drejtën për ‘El Clasico’
26 Maj, 17:44
-
Plaçkitet shtëpia e Kluivert, hajdutët i rrahin bashkëshorten dhe marrin sende me vlerë
25 Maj, 16:55
-
GOLAT/ Real Madrid fiton derbin e vogël, suksesi është për Vinicius! Espanyol 'çmend' Atl. Madridin
25 Maj, 12:58
-
Zbardhet misteri i vdekjes së 22-vjeçares shqiptare në Spanjë, pas 9 vitesh i dashuri i saj pranon krimin: I hodha acid dhe e murosa
24 Maj, 22:51
-
Tjetër ‘veteran’ njofton largimin nga Barcelona! Jordi Alba lë katalanasit pas 11 vitesh
24 Maj, 20:15