Themelohet dega e PD në New York, Lulzim Basha e përshëndet nga Tirana

Themelohet dega e PD në New York, Lulzim Basha e përshëndet nga Tirana

Dega e PD-së në New York

NEW YORK- Dega e Partisë Demokratike është formuar edhe në New York, si një iniciativë e re të ekzistencës prej 32 vitesh të kësaj partie.  Një grup shqiptaro-amerikanësh, mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën ditën e premte në 15 prill në New York për të diskutuar të ardhmen e partisë së tyre.

Ajo çka u vu re ishte edhe përshëndetja e shpejtë e Bashës dhe Haklajt për këtë mbledhje. Ish kryedemokrati i cili ka dhënë dorëheqjen disa muaj më parë është përfolur shpesh se mund të kishte një rikthim në skenën politike.

Mbledhja hapet me një minutë heshtje për Nebil Çikën i cili ndërroi jetë pak ditë më parë. Ky bashkim kishte si synim themelimin në New York të një dege të PD-së dhe për këtë kishin marrë bekimin dhe autorizimin e drejtpërdrejtë nga kryesia e partisë.

Aty morën pjesë edhe anëtarë dhe themelues të PD-së si Shkëlqim Jahaj, ish-funksionarë dhe drejtues të PD-së si Prel Dedaj dhe Agron Demushi, si dhe anëtarë e simpatizantë të vendosur të kësaj partie.

Pjesëmarrësit zgjodhën me vota një grup pune prej 12 komisionerësh, të cilët, në bashkëpunim me pjesëmarrësit e bashkatdhetarë të tjerë demokratë do të zgjerojnë veprimtarinë dhe programin e Degës së PD-së në New York.

.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaban: 18/04/2023 09:20

    Po Lulzim Basha çfar kerkon,ai nuk perfaqeson asgje ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!