Themeluesit e Facebook dhe
Twitter në rrezik, shënjestër e ISIS

Themeluesit e Facebook dhe<br />Twitter në rrezik, shënjestër e ISIS
Shteti Islamik ISIS ka publikuar një video te re, ku kërcënon drejtuesin e Twitter Jack Dorsey dhe atë të Facebook Mark Zuckerberg. Në video shihet se si ata qëllohen me plumba.

ISIS është kundërpërgjigjur pas marrjes së masave nga rrjetet sociale për të bllokuar videot me përmbajtje terroriste. Përfaqësuesit e dy kompanive ishin në një takim me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë për të arritur një marrëveshje për të ndaluar propagandën e terroristëve online.

Në video terroristët pretendojnë se kanë në kontroll më shumë se 10 mijë llogari në Facebook, 150 grupe në këtë rrjet social dhe 5 mijë llogari në Twitter. 

Rrjeti social Twitter ka marrë një fushatë të rreptë, për të mbyllur profilet e xhihadistëve, pasi në këtë rrjet lundojnë mijëra terroristë që kërkojnë të joshin të rinj nga vendet e Evropës dhe jo vetëm ti bashkohesh Shtetit islamik.
isis
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)