Themeluesit e PD, Hajdari, Broci
Pashko, Gazidede nuk jetojnë më

TIRANE -Historia 22 vjeçare e lëvizjes studentore por dhe e krijimit të Partisë Demokratike, si partia e parë opozitare në vend ka pasur dhimbjet, humbjet dhe vdekjet misterioze që e kanë shoqëruar. Dhe s'bëhet fjalë për firmatarë të thjeshtë që kanë plotësuar listën e 343 anëtarëve themelues të PD, por për ata që ishin njerëzit kryesorë që themeluan pluralizmin politik në Shqipëri dhe rrëzuan diktaturën. I pari në listën e të vrarëve në mënyrë misterioze është njëri ndër firmatarët themelues të PD, organizatori i protestave studentore, pjesmarrës jo spektator në takimin me ish-presidentin Ramiz Alia, lideri dhjetorist shkodran Arben Broci.

Që vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste të organizuar në Shqipëri pas afër 50 vitesh diktatorë, vritet më 2 prill në Shkodër, përpara godinës së ish-komitetit të PPSH. Mister vrasja, mister ardhja e plumbave e akoma më mister fakti që dhe sot pas 21 vitesh kur në pushtet nga PPSH erdhi PD, pastaj PS e prapë 8 vite PD, askush s'ka mundur të vendosë gishtin mbi vrasësin duke e zhytur në errësirë këtë ngjarje. Pas Brocit radhën do ta kishte lideri i dhjetorit Azem Hajdari. I cili pas oshilacioneve të marrëdhënieve me lidershipin e PD, herë i përjashtuar nga strukturat drejtuese e herë i afruar më 12 shtator 1998 vritet përpara selisë së PD.

Pavarësisht se janë dënuar me burg disa persona si të akuzuar për vrasjen e tij, mes të cilëve dhe një ndër firmatarët e themelimit të PD, ish truproja e Berishës Izet Haxhia që gjendet në burgjet turke, pavarësisht se u akuzuan që nga ish-kryeministri Nano, ende mbetet mister urdhërdhënësi për vrasjen e Hajdarit. Ndërkohë do të vinte qershori dhe korriku i vitit 2006, ku në mënyrë të mistershme në fillim do aksidentohej themeluesi Gramoz Pashko, që rrugës për në Itali do të zhdukej në det bashkë me helikopterin që mbante në bord dhe djalin e Pashkos e mjekun Baloj dhe pastaj tetë ditë më vonë do të ndahej nga jeta po në Itali në mënyrë të mistershme dhe ish-kryetari i Kuvendit, "Mandela" shqiptar Pjetër Arbnori, që hyri në spital me këmbët e veta dhe doli me arkivol.

Dy vdekje të mistershme që do t'i bashkangjitej zingjirit të largimeve nga PD në 22 vite. Për të ardhur tek vdekja e ngadaltë e themeluesit tjetër të PD, ish-kreut të SHIK Bashkim Gazidede, që i bashkangjitet baxhanakut të tij, ish-ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali që ishte ndarë nga jeta kohë më parë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi