Ardit Çuni u shpreh i zhgënjyer për aktorin e humorit, Salsano Rrapit.
I ftuar në “Më lër të flas”, Arditi e cilësoi Salsanon si ‘Thëngjill i mbuluar’, pasi sipas tij ka folur prapa krahëve duke gjykuar karrierën e këngëtarit.
“Për Salsanon se mendoj që është pak thëngjill i mbuluar. Kur e kam parë në kast emrin isha shumë i kënaqur se e kisha xhan si personazh, por aty më ka dalë e kundërta. Në momentin që unë thash diçka për atë e mori personalisht dhe pastaj u kap me pjesën time personale. U bë një debat dhe më ka ngelur qejfi. Përballë ishte i dashur, fliste fjalë shumë të mira, pastaj pas këngëve kishte thënë ‘kush është Arditi, çfarë këngësh ka bërë’, ishte marrë me pjesën time personale, që nuk besoj se i takon."- tha ai.