Theresa May merr votëbesimin
e Parlamentit britanik

Theresa May merr votëbesimin<br />e Parlamentit britanik
Qeveria konservatore e Theresa May, mori sot votëbesimin e Parlamentit falë mbështetjes së ultra konservatorëve irlandezoverior të DUP-së.

Me 323 vota pro, deputetët e dhomës së Komuneve miratuan programin legjislativ të Theresa May, kurse 309 deputetë e votuan kundër.

E kritikuar edhe në kampin e vetë, May i rezistoi thirrjeve të shumta për dorëheqje që prej rezultateve të dobta në legjislativet e 8 qershorit.

Ajo bëri kërkesë për zgjedhjet e parakohshme me bindjen se do të fitonte ndjeshëm, por përfundoi të humbiste maxhorancën absolute që kishte. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren