Kombëtarja ka festuar gjatë kualifikimim dhe jo vetëm në stadium. Pas mesnate i gjithë ekipi është zhvendosur në një nga klabet e Tiranës ku kanë kënduar dhe kërcyer me performancën e këngëtares Artiola Toska.

Përpos të gjithëve binte në sy përfshirja e trajnerit Sylvinho, i cili edhe pse brazilian kërcente e këndonte ‘Therret Prizreni mori Shkodër’.