Thesaret dyshekullore dalin nga
bodrumet e Muzeut Kombëta

Thesaret dyshekullore dalin nga<br />bodrumet e Muzeut Kombëta
Ky kryq rreth 250- vjeçar prej argjendi i kishës së Shën Mërisë, në Elbasan, i gdhendur me finesë nga Janko Voskopojari në vitin 1748, gjendej prej dekadash në bodrumet e Muzeut Historik Kombëtar.
 
Qëndronte në errësirë me ikonën e Shën Gjergjit të Kishës së Nokovës së Lunxhërisë dhe Ikonën e Shën e Premtes të marrë nga kisha në Selckë të Lunxhërisë, Gjirokastër.
 
Plot 19 objekte: Brerore, kapakë ungjilli, lugë kungimi, kryqe, kuti lipsanesh e të tjera, të punuara nga argjendarët vendas, u ekspozuan për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar.
 
Te gjendura në fondin arkivor të Muzeut Kombëtar ato rifituan vlerat e humbura nga koha dhe degradimi.
 
Restauratori i njohur Frederik Stamati i lumtur që iu ktheu shkëlqimin e dy shekujve më parë, shprehet se meritat i përkasin të gjithë grupit të projektit restaurues dhe drejtorisë së Muzeut që dha kontributin përkatës.
 
“Unë këtë ekspozitë s’e shoh si një pasuri e institucioneve fetare por e shikoj si një realizim të mjeshtërisë të argjendarëve tonë”, u shpreh Stamati.
 
Drejtori i Muzeut Kombëtar, Dorian Koçi shprehet se në këtë ekspozitë të rrallë, më i rëndësishmi është kryqi prej argjendi, që i përket kishës së Shën Mërisë, në Elbasan i gdhendur nga Janko Voskopojari. 
 
“Shumë objekte që i përkisnin të kaluarësfetarë të Shqipërisë por jo vetëm. Janë kumime të realizuara me shumë mjeshtëri nga mjeshtrat e shumtë shqiptarë që gjatë një periudhe shumë të gjatë kohore u ndaluan dhe nuk u ekspozuan për shkak të temës fetare që ata transmetonin”, u shpreh Drejtori i Muzeut Kombëtar, Dorian Koçi.
 
Objektet e restauruara që i përkasin shekujve të 17-18-të XVII-XVIII u prezantuan në Pavijonin e Ikonave në ekspozitën “Muzetë dhe historitë tabu. Thesare të argjendarëve vendas”.
 
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 4 qershor 2017, në Pavijonin e Ikonave të Muzeut Historik Kombëtar.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar