Thesaret e muzeut arkeologjik të Prizrenit, mes objekteve sëpata e Noelitit të Hershëm! Hoxha: Kemi qindra artefakte të tjera që Serbia refuzon t’i kthejë!

Kjo sëpatë guri, që i përket periudhës së neolitit, viteve 6500-6000 para erës sonë është një nga më shumë se 1 mijë objektet që qëndrojnë të ekspozuara në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit.Sëpata është gjetur në Rahovec të Kosovës dhe është ndër objektet më të vjetra.

“Janë disa sëpata guri, por njëra prej tyre është restauruar sëfundmi. Kjo sëpatë është e Neopilit të Hershëm, 6500 vite Para Lindjes së Krishtit”, tha Vesel Hoxha, drejtor i muzeut.

Muzeu ku gjendet artefaktet e veçanta është hapur në vitin 1975 dhe ndodhet në ambientet e Hamamit të Shemsedin Ahmet Beut dhe të Sahat Kullës. Vesel Hoxha, drejtor i muzeut tregon se ndërtesa është monument kulture dhe i përket shekullit te XV.

“Në të është e vendosur dhe Sahat Kulla, e vitit 1868 së bashku përbëjnë një kompozim artektonik shumë interesant”.

Të gjitha artefaktet që gjenden ne muze janë zbuluar gjatë gërmimeve arekeologjike nga viti 1969 deri në vitin 2010 kryesisht në Rahovec, Suharekë, Malishevë dhe Vlashnjë.Por kjo pasuri artefaktesh, dëshmi e identitetit kombëtar dhe e trashëgimisë kulturore dhe historike është cënuar nga Serbia.

“Në vitin 1999 thesarin më të ccmuar të Kosovës, rreth 1274 artefakte i ka marrë Serbia gjasme për studim dhe ende nuk i ka kthyer. Këto artefakte i kemi paraqitur përmes fotografike në muze, ndërsa origjinalet ende nuk janë kthyer në vendin që u takon”, tha ai.

Muzeu Arkeologjik i Prizrenit është i vizitueshëm përgjatë gjithë vitit ndërsa prej fillimit të këtij viti mund të eksplorohet edhe në mënyrë virtuale.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/04/2024 03:50

    Nese i ka marre /per studim/,i ka marre me kontrate te shkruar e te firmosur.Keni te drejte t'i hidhni ne gjyq edhe sikur t'i kishin rrembyer gjate luftes.Cfare prisni akoma?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit