Thesari, Braçe:Fullan! Ke përgjegjësi 
ligjore, jo vetëm garantim stabiliteti

Thesari, Braçe:Fullan! Ke përgjegjësi <br />ligjore, jo vetëm garantim stabiliteti
TIRANE - Deputeti socialist, Erjon Braçe njëkohësisht kryetar i Komisionit të Ekonomisë ka reaguar në Facebook, pas intervistës së Guvernatorit Fullani në një të përditshme.

Duke mohuar argumentin që vetë Fullani ka dhënë se “përgjegjësia administrative e guvernatorit është në garantimin e stabilitetit dhe pavarësisë së bankës”, Braçe kundërpërgjigjet duke argumentuar se kjo është një gënjeshtër, dhe se Guvernatori ka më shumë përgjegjësi se kaq.

Duke radhitur detyrat që i ngarkohen Guvernatorit sipas ligjit, Braçe argumenton se vjedhja e kryer është tërësisht përgjegjësi administrative dhe ligjore e Guvernatorit të Bankës, pra e Fullanit.

Dy nene syresh e bëjnë më të qartë argumentimin e Erjon Braçes:

“Guvernatori përgjigjet përpara Këshillit Mbikëqyrës për zbatimin e vendimeve të miratuara, duke përfshirë zbatimin e politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe për drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë”

“Të gjitha kompetencat që nuk specifikohen për Këshillin Mbikëqyrës i njihen guvernatorit ose, në rastin kur guvernatori mungon, ose është në pamundësi për të vepruar, këto kompetenca i njihen zëvendësguvernatorit të parë të Bankës së Shqipërisë. Në veçanti, i njihen kompetencat për të kryer veprimet e kërkuara ose të gjykuara si të pranueshme prej tij për administrimin ose për operacionet e Bankës së Shqipërisë, duke përfshirë pa kufizim: 
a) angazhimin në marrëdhënie kontraktore në emër të Bankës së Shqipërisë;
b) emërimin e punonjësve, agjentëve dhe korrespondentëve të Bankës së Shqipërisë;
c) përfaqësimin e Bankës së Shqipërisë në procedurat ligjore.
Guvernatori, me miratim të Këshillit Mbikëqyrës, mund t'ua delegojë disa nga kompetencat e tij nëpunësve të Bankës së Shqipërisë”.

Shkrimi i plote i kreut te Komisionit te Ekonomise ne Facebook
Po lexoj nje interviste te GUVERNATORIT te BANKES se Shqiperise Ardian Fullani.

Ka thene dhe mbrohet keshtu:

"UNE E SHOH PERGJEGJESINE ADMINISTRATIVE TE GUVERNATORIT KRYESISHT NE GARANTIMIN E STABILITETIT DHE TE PAVARESISE SE BANKES. NJE GJE TE TILLE E DESHMOI I GJITHE SPEKTRI POLITIK!!

Meqe sot eshte mbledhja e Keshillit MBIKQYRES dhe meqe kuptoj qarte se kjo do te jete linja Zyrtare, dua te pergjigjem;

JOOOO! NUK ESHTE E VERTETE QE GUVERNATORI KA KAQ PERGJEGJESI! ESHTE GENJESHTER!

Une I referohem vetem ligjit!

Ky eshte neni per statusin, DETYRAT dhe pergjegjesite e GUVERNATORIT:


1. Guvernatori vepron si drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të Bankës së Shqipërisë. Në rast se guvernatori mungon ose është në pamundësi për të vepruar, zëvendësguvernatori i parë vepron në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të Bankës së Shqipërisë.
2. Guvernatori përgjigjet për hartimin dhe paraqitjen në Këshillin Mbikëqyrës të politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe të politikave të tjera.
3. Guvernatori përgjigjet përpara Këshillit Mbikëqyrës për zbatimin e vendimeve të miratuara, duke përfshirë zbatimin e politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe për drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë.
4. Të gjitha kompetencat që nuk specifikohen për Këshillin Mbikëqyrës i njihen guvernatorit ose, në rastin kur guvernatori mungon, ose është në pamundësi për të vepruar, këto kompetenca i njihen zëvendësguvernatorit të parë të Bankës së Shqipërisë. Në veçanti, i njihen kompetencat për të kryer veprimet e kërkuara ose të gjykuara si të pranueshme prej tij për administrimin ose për operacionet e Bankës së Shqipërisë, duke përfshirë pa kufizim: 
a) angazhimin në marrëdhënie kontraktore në emër të Bankës së Shqipërisë;
b) emërimin e punonjësve, agjentëve dhe korrespondentëve të Bankës së Shqipërisë;
c) përfaqësimin e Bankës së Shqipërisë në procedurat ligjore.
Guvernatori, me miratim të Këshillit Mbikëqyrës, mund t'ua delegojë disa nga kompetencat e tij nëpunësve të Bankës së Shqipërisë.

E shihni sa DETYRA ka?
E shihni sa PERGJEGJESI I jane ngarkuar?

A e kuptoni se Moskryerja e DETYRES ka shkaktuar VJEDHJEN e ka garantuar moszbulimin e saj per 4 vjet?

Eshte teresisht PERGJEGJESI administrative e ligjore e GUVERNATORIT!

Shume shume e qarte!

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'