"Thesari", Idrizi: Të dorëhiqet
Fullani...të paktën si akt moral

Fullani...të paktën si akt moral">
TIRANE - Dorëheqjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, e kërkon partia PDIU, një nga forcat kryesore politike në opozitë. Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka dhënë qëndrimin e tij për këtë çështje. Idrizi duke folur për A1Report mbi vjedhjen e thesarit të shtetit në Bankën e Shqipërisë, ka hedhur idenë e domosdoshmërisë së dorëheqjes së Guvernatorit Ardian Fullani, si akt moral për t’i rikthyer autoritetin dhe besueshmërinë Bankës së Shqipërisë.
 
Gjithashtu z. Idrizi ka inkurajuar Prokurorinë e Përgjithshme në zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, të çdo personi të implikuar në vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari.
 
“Gjithkush që me veprimet apo mos veprimet e tij cënon autoritetin, besimin dhe kredibilitetin e Bankës së Shpipërisë e aq me shume Guvernatori apo Keshilli Mbikqyrës që duhet të jenë garant të besueshmerisë së sistemit banker, duhet të dorëhiqet të paktën si akt moral. Si përgjegjësi ligjore inkurajomjë Prokurorin e përgjithshëm për të vënë para përgjegjësisë ligjore çdo person te implikuar”- tha për A1 Report Shpëtim Idrizi.
 
Deri tani Idrizi është zëri i vetëm opozitar që kërkon largimin e guvernatorit Fullani. Ndërsa demokratët i kanë dalë në mbrojtje guvernatorit, duke mos kërkuar në asnjë moment largimin e tij.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'