Thesari me monedha osmane që u zbulua në ‘Rrugën e Shkodrës’

Thesari me monedha osmane që u zbulua në ‘Rrugën e Shkodrës’

Monedha

Historia për të cilën do të tregojmë ndodhi në kohën e mbretit Zog, në vitin e largët njëmijë e nëntëqint e tridhjetë. Atëherë, në Tiranë,u gjet një thesar, zbulimi i të cilit bëri bujë të madhe. Kjo ndodhi në lagjen që quhej Ali Bej, një emër ky i harruar në të sotmen, jo vetëmpër meritën e Ali Beut, por edhe si vend-ndodhje. Lagjia ishte në drejtimin veri perëndimor të qytetit, e pikërisht ajo që njihet mirë me emrin Brraka.Brraka përshkohej tejpërtej nga rruga e Shkodrës, e cila më vonë mori emrin “rruga e vjetër e Shkodrës”, emër që përmendet ende nga banorët e hershëmtë Tiranës, esot,“Mine Peza”.

Në atë rrugë dikur banonte në një shtëpi që tani nuk e gjejmë dot, një tiranas i vjetër, që quhej Idriz Huta. Nuk e dimëse deri kur banoi ai në atë shtëpi, se më vonë, e pas vdekjes së tij, aty u strehuandy vëllezër, Sefer dheAli Sheqeri. Sidoqoftë banesës i mbeti nofka “shtëpia e Idriz Hutës” dhe kështu përmendej edhe në dokumentet e kohës.

Tirana

Pasiuvendosën aty, Aliu, që njihej si pronar i një kinemaje dhe ndoshta edhe Seferi,pajtoi punëtorë dhe filloi të hapte themelet e një kinemaje të re.

Dhe befas ndeshën në një thesar të madh me monedha të vjetra. Ndodhi si në një përrallë!

Me siguri që Idriz Huta, nuk ka ditur gjë për fshehjen e thesarit në tokë, ndryshe do ta kishte hequr,pa ua lënë peshqesh banorëve të rij, Aliut dhe Seferit. Pra edhe ky thesarpati fatin e të gjithë thesarëve të fshehur në tokë: Nuk u gëzua nga i zoti i tij i vërtetë.

Të entuziazmuar nga pasuria e rënë si nga qielli, e që krahasohej me një lumturi, si dhe nga besimi te të tjerët, ata, ose punëtorët e marrë me mëditje, folën për zbulimin e rrallë. Fjala mori dhenë, u pasurua edhe me ar dhe arriti në vesh të policisë.

Dhe policia veproi në bazë të ligjit dhesekuestroi një pjesë të thesaritqë ishte mbi dyqint copë, e i depozitoi për ruajtje në mjediset e saj, derisa të shiheshin nga specialistët, fjala e të cilëve do të përcaktonte vlerën. Për këtë lloj shqyrtimi u thërrit arkeologu Hasan Ceka. Ky e vlerësoi sinjë thesar me monedha turke prej argjendi të përzier me bakër, por jo prej ari siç u hap fjala, të kohës së sulltanëve Mustafa i III-të dhe Abd-ul-Hamidi I-rë, pra të viteve 1150, e deri 1200 në bazë të kalendarit Hixhri, që me kalendarin e sotëm i takojnë periudhës kohore të viteve 1737, e deri më 1786. Së bashku me monedhat turke në thesar u gjetën edhe 2-3 “talera”po prej argjendi të Maria Terezës, e cila mbretëroi gjatë viteve 1745-1765. Hasan Ceka e quajti thesarin jo me ndonjë vlerëtë madhe numizmatike, por që do të shërbente për studimin e qarkullimit monetar në ato vite të perandorisë otomane. Kjo bëri që monedhat të dërgoheshin në Muzeun Kombëtar. Nuk e dimë se sa u vlerësua thesari me paret e viteve 1930, pra në “Franga ar” dhe në semorën gjë gjetësit e tij.

Dokumentacioni zyrtar që tregon historinë ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror dhe është ky i mëposhtmi.

Dokumenti i parë lidhet me një shkresë që prefekti i Tiranës, Rexhep Jella, i dërgonte Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, me anën e së cilës kërkonte të dinte nëse monedhat e gjetura kishin vlerë, e do t’i dorëzoheshin Muzeut Kombëtar, apo do t’u ktheheshin “të zotve”.

1.A.Q.SH. Fondi 195. Viti 1930.Ddosja 122.fl 159

MBRETNIJA SHQIPTARE                        Tiranë, me 26. XI. 1930

MINISTRIA E P. TË MBRENDSHME

Derjtoria e korespondencës

Nr. 7979

Prefektura e Tiranes

Tirane, me 18. XI. 930.

Nr. 4391

SHKURTIMI:P.T.

Ministries se P. te Mbrendshme

T i r a n e

Kemi nderin te sjellim ne dijeni e asaj Ministrie se mbas raportimit si çme te Policies ne shtepine e te ndyerit Idriz Hutes e cila ndodhet ne lagjen Ali Bej te ketij qyteti e qi tash u ndodhka nerduarte e Z. Z. Sefer e Ali Sheqerit, mjeshterit tue germue ne shtepi kane gjete nji sasi te hollash Turqie te moçme qi sot keto s’paskan ndonji vlefte.

Prandaj lutemi te na urdhenohet ne se keto te holla kane per te dorzue ne Muzeumin kombetare oseme u shkrue policies qe tu a ktheje te zotvet prones.

Perfekt’iTiranes

R.Jella.d. v.

Ministries Arsimit

T i r a n e

Siper kemi nderin te ju pershkruajme kopjen e shkreses te Prefektures Tiranes, me lutje te keni miresineme na njoftue ne se te hollat e gjetuna, mbas ligjes relative quhen sende te vjetra me vlere arkjeologjike.

MINISTRI I P. TE MBRENDSHME :

Mini (firma, vula)

SEKRETARI I PERGJITHSHEMMINISTRIA E ARESIMIT BOTUER

A.Xhuvani, (Firma)MBRRITUN MË29/11/30

(Me shkrim dore, F. S.)NR. 4693 TE LIDHRr

Me qenë që janë sende arkeologjike

me vlerë të dërgohen në Muze.

Shkresa e dytë, e drejtuar në Ministrinë e Arsimit nga drejtori i Muzeut Kombëtar, tregon për studimin që i u bë monedhave të thesarit, nga arkeologu Hasan Ceka dhe kërkesën për t’i a dorëzuar ato, Muzeut Kombëtar.

2.A.Q SH. Fondi 195. Viti 1930. Dosja 122.

(Vula)

M. A.

Ni157/245

---------------

Moneza të vjetëra tëgjetura ndë Tiranë

Mënistërijës’ së Arësimitë

Qyte t

Ndë rredhë të ndryshëm’ të Kryeqytetitë qëë dit’ e t’hu qe hapur’ fjalë se ndë vijë të ndërtimeve ndë një ndërtesë të vjetërë gjatë rrugës’ së Shkodërës’ pasëkëshin’ qën’ xbuluarë një shumicë monezash të vjetëra ergjëndit’ dhe aritë.

E lajmëruarë policija e Kryeqytetitë mundi, si pas së drejtës’ që i ep ligja, të vërë dorë mbi një pjesë syresh dhe nisi hetimet’ të ufiqëtë për të caktuarë hollësijat’ të xbulimit’ dhe të sajët’ të sendevet’ të gjetura.

Ndërkaqë monezat’ të shtëna ndë dorë gjinden’ edhe-po ndë rojë të Policijësë ku Z. Hasan Ceka pati volijën’ t’i shkonjë për sysh; nga ky vëzhgjim i përcipëtë duket’ se të gjitha, mëë se 200 copë, janë një farë kollonatash (talërash, shkutash të bardha,) të Tyrqijësë të kohës’ së Sulltanëvet’ Mustafa i III dhe Abd-ul-Hamid i I (1150 gjer 1200 të Hixhrijtë), prej ergjëndi të përzjerë me një përqindë të madhe rami; upaanë dhe 2-3 talëra të Mëri Terezësë edhe këto prej ergjëndi. Sa për moneza ari Z. H. Ceka nuk’ paa asnjë.

Me gjithë që vleja e këtyre monezave nuk’ është e madhe për nga an’ e arqëjologjijësë, kemi shpëresë se Shkëlq. Mënistërijë dot’ ketë mirësijën’ të kujdeset’ për të dorëzuarët’ të tyre Muzejës’ Kombëtare.

Tiranë 26 Vjesht’ e Tretë 1930                            

Drejtori

(Firma dhe vula)

(Me shkrim dore) : S. b. j. i u-shkrue Min. mbrend. që t’jadorezojë Bibliotekës.

SEKRETAI I PËRGJITHSHËM

A.Xhuvani, (firma)

1/XII/30

MINISTRI E ARESIMIT BOTUER

MBRRITUN MË 9/12/30.

NR 4693/I LIDH Rr

Në shkresën e tretë mund të lexohet kërkesa e Ministrisë së Arsimit për të urdhëruar Prefekturën e Tiranës, që monedhat të dorëzohen në drejtorinë e Muzeut Kombëtar.

3.A.Q.SH. Fondi 195. Viti1930. Dosja 122.

MINISTRI E ARSIMITTiranë, me .............193.....

Dega.............

Prot.Nr/693/I

Shkurtim:
Përgjigje shkres. Nr. 7979 me 26/XI/1930

Mbi do pare të

vjetra të gjetunaLutemi t’i urdhënoni Prefekturës së Tiranës

në shtëpi tëqë të hollat e vjetra të kohës së Turqis, të

Z.Z. Sefer e gjetuna në shtëpi të të ndjerit Idriz Huta, tash

Ali Seqeripronë e Z. Z. sefer e Ali Sheqeri, t’i dorëzohenrregullisht me të njefun në nji verbal, drejtoris

Drejtimi:së Muzeut Komtar në Tiranë

Rr

Koncept:Ministri i Arsimit

P. T.

H. Mosi d. v.

Ministris së P. tëMbrendëshme

T i r.a n ë

Përshkr:

15. XII. 30

Drejtoris së Muzeut Komtar

(firma)

T i r a në

Shqyrt:
Për njoftim e në përgjigje të shkresës s’Uej Nr. 157/345 me 26/XII/930 me porosi që të merrni nëdorëzim e t’i rueni në Muzeum Komtar, të hollat e vjetra, që përmenden këtu sipër.

Lidhje:Ministri i Arsimit

(Firma)

Nisun me 17.XII.30

(Firma)

Shkresa e katërt është një shkresë e Prefekturës së Tiranës, drejtuar Ministrisë së Brendëshme, me anë të sëcilës prefekti i Tiranës njoftonte Ministrinë e Mbrendëshme për dorëzimin e thesarit në Muzeun Kombëtar.

4. A. Q. SH. Fondi 195. Viti 1930. Dosja 122

Tiranë, me30/XII/ 1930

 

MBRETNIJA SHQIPTARE

PREFEKTUR’ E TIRANËS

Nr. 4391/II

LANDA:P.T.

Mbi disa të holla tëMinistries se P. të Mbrendshme

Moçme.-(Sekretaries Pergjithshme)

Këtu.

Gjegje urdhnit Nr. 7979/I D.19/XII/ 1930.

Mbas lajmerimit të Policies kemi nderin të sjellimnë dijeninë e AsajëMinistrie se të hollat – në fjalim ku-drejtë nji diftese ju dorëzuan drejtorisë Muzeumit

Komtarë të këtushmë.-

Prefekt’ i Tiranes:

Ministria e P. te Mbrendeshme

Drejtorija e KorespondencesTirane, me 2. I /31

Nr7979/II/930

Ministris s’Arsimit
Tirane

Per njoftim ne pergjegje te shkreses

Nr 4693/1 date 17.XII.30

MINISTRI I P. TE MBRENDESHME:

(Firma, vula)

MINISTRIA E ARESIMIT BOTUER

MBRRITUN MË9/I/31

NR4693/IIITË LIDH RrI shk. m.

SEKRETAR I PERGJITHSHEM

A.Xhuvani (Firma)

A.A.

12/I/31

#    #  #

Duke ndjekur historinë e thesarit

Pra, në bazë të dokumenteve zyrtare, që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror, nëdhjetor të vitit 1930 thesari u dorëzua në Muzeun Kombëtar. Dhe me kaq dokumentacioni zyrtar mbyllet.

Mirë! Atëherë u dorëzua në Muzeun Kombëtar, po sot, ku është thesari?

Kurioziteti të çon në arkiva. Kontrolli i dokumentacionit përkatës ishte zhgënjyes. Në librat ku rregjistrohen vlerat historike, të plotësuara menjëherë mbas çlirimit, ky thesar, i dorëzuar me dokumentacion të rregullt zyrtar, nuk ishte i shënuar. Madje askush nuk kishte dëgjaur dhe nuk dinte gjë për të.E pra, thesari nuk shkoi kurrë në institucionet shkencore, të organizuara menjëherë pas çlirimit të vendit.

Dhe në këtë pikë të kërkimit të enigmës duhet të kujtojmë dyshimet e Zef Malës, drejtor i Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar në vitin 1946, të shprehura nënjë shkresë dërguar Ministrisë së Arsimit, ku flet për mundësisë e vjedhjes së objekteve të Muzeut Kombëtar gjatë periudhës së luftës.

Ose, mos është quajtur pa ndonjë vlerëtë veçantë historike dhe është kthyer nga muzeu?

Historia e thesarit fillon e ndriçohet

Më datë 15 nëntor 1930,pra në kohën e ngjarjes, gazeta ORA shkruannë rubrikën “Lajme të Shkurtra”:

Antika të Vjetra

Dyke ndërtuar godinën e re të kinemasë “Ideal”, mjeshtërit kanë gjetur disa të holla të vjetra, disa nga të cilat do të vendosen në Muzeumin e Tiranës.”

Duke kërkuar vendodhjen e kinamasë do t’i jap të gjitha variantet që arrita të gjej.

Ku ndodhej kinema “Ideal”?

Zoti Spiro Vasil Mëhilli ka botuar një libër me ese: “Arti në TIRAË”. Në këtë libërflitet edhe për kinematë e kryeqytetit. Ndër të tjera përmendet edhe kinema-theatër “IDEAL”, e cila ka funksionuar në periudhën 1927, e deri më 1947, kohë kur u shtetëzua dhe se ka qenë nëpronësi të Ali Sheqerit. Përmendet edhe se në nëntor të vitit 1930 u përurua mbas një rikonstruksioni.

Duke lidhur dokumentacionin zyrtar të gjetjes së thesarit në rrugën e Shkodrës gjatë punimeve ndërtimore në shtëpinë e Ali Sheqerit, me informacionin e gazetës “Ora” dhe atë tëbotimit tëzotit Spiro Vasil Mëhilli, arrijmë në përfundimin se kemi të bëjmë me të njëjtën ngjarje dhe se kinema IDEAL ka qenë diku në rrugën e vjetër të Shkodrës.

Deri nga vitet e pesëdhjeta të shekullit XX, rruga e vjetër e Shkodrës ecte si rrugë në kuptimin qytetar gjer në fund të Burgut të vjetër, e që sot quhet Komisariati Nr. 3. Përtej vazhdonte si rrugicë midis kopshtijeve me gardh, e shtëpive të vjetra, për të dalë jashtë qytetit. E pikërisht në këtë vend, pra aty ku mbaronte rruga qytetare, e pak përtej burgut, po në krahun e djathtë, ka qenë kinema “Ideal”. Madje vendin ma tregoi vetë zoti Mëhilli. Sot aty është një ndërtesë e re dhe nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga ndërtimi i dikurshëm...

Vendi ku u gjet thesari komplikohet

Ka banorë të hershëm të Tiranës që tregojnë se shtëpija e Idriz Hutës ka qenë në aksin, ku në vitin 1928 u hap rruga e Durrësit. Në kompensim iu dha tokë më në thellësi, në drejtimin veri-lindor. Një nxënës i nënës time, Seit Tafaji, më tregoi se pronë e Idriz Hutës ka qenë edhe toka më në thellësi, në rrugën “Sulejman Pasha”, ku ndodhej dikur kinemaja e njohur mirë me emrin “Rozafat” dhe se këtë tokë e bleu familja Sheqeri. “Po, po!”, këmbëngul Seit Tafaji, “atje ka qenë kinema “Ideal”.

Duke biseduar me pasardhësit e familjes Sheqeri

Njëri prej tyre trashëgon emrin e gjyshit: Sefer. Sa emocione të takosh, e të bisedosh me një nga personat që kanë biseduar prej kohësh me autorët e ngjarjeve! Ai e dinte historinë, por jo me ndonjë hollësi kushedi se çfarë më tepër nga ajo e depozituar në arkiva. E vetmja e veçantë është tregimi i gjyshit të tij, Seferit, se vëllezërit e denoncuan vetë në polici zbulimin e thesarit, si një pasuri, që nuk u takonte atyre. Madje, familja Sheqeri kishte kaq shumë të ardhura, sa që nuk u interesonte thesari i gjetur.

Përsa i takon vendndodhjes së kinemasë “Ideal”, tregimi i tij përputhet me kinemanë “Rozafat”, e cila fillimisht quhej “Ideal”, por më vonë ndrroi emrin nga personi që e mori në përdorim.

Disa kujtime për kinemanë

Dihet se dikur, para çlirimit, kinemaja u dogj. Thuhet se ndodhi kështu: Po çfaqej një film. Dy nga personazhet ishin në konflikt të rëndë me njëri tjetrin. Pjesa më dramatike arrinte kulmin kur njëri prej tyre, i armatosur me një sopatë, qëndronte i fshehur prapa derës dhe priste hyrjen e kundërshtarit të vet, për ta vrarë.Në kinema ndodhej edhe një malësor i armatosur me pushkë, apo çifte, gjë jo e rrallë në ato kohëra. Në momentin kur “kundërshtari” po hynte, malësori ka filluar të bërtasë: “Mos u fut bre, se e ke me sopatë prapa derës!” E me që “kundërshtari” nuk po ndalonte drejtoi armën dhe gjuajti në drejtim të atij që kishte ngritur sopatën. Mori zjarr ekrani dhe pastaj e gjithë kinemaja. Jam shumë dyshues për këtë variant dhe nuk e besoj.

Një variant tjetër më ka treguar miku im Ajten Toptani. Çfaqej çdo ditë dhe gjithë ditën filmi “Tomiks”. Kalamajt e mërzitur nga përsëritja e vazhduar e të njëjtit film morën armët që gjetën në shtëpitë e tyre dhe bam! bam! bam! ja futën ekranit, që mori zjarr. Natyrisht që zjarri u shua, por familjarët u detyruan të paguanin dëmin.

Shkollën unike unë e kam bërë tek “10 korriku”, e që lidhej me rrugën “Sulejman Pasha”. E mbaj mend mirë ndërtesën karabina të kinemasë “Rozafat”. Në një periudhë kohore ajo shërbente për depo. Si kalamaj edhe jemi futur aty dhe kemi gjetur dengje me bileta te vjetra kinemaje, nga ato të para çlirimit. Një herë ra zjarr dhe i doli tymi. Erdhën zjarrfikësit... Më vonë ajo ndërtesë u rikonstruktua dhe aty u vendos Atelieja e Tiranës, e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Mbas viteve 1990 ajo u shemb dhe atje u ndërtua një pallat.

Përsëri dyshime mbi vendndodhjen e kinemasë “Ideal”

Në se kinema “Ideal” njëjtëzohet me kinema “Rozafat”, duhet të pranojmë se ajo ka qenë në rrugen “Sulejman Pasha”. Por dokumentacioni përmend rrugën e Shkodrës. Duke vëzhguar hartat e vjetra të Tiranës vërejmë se rruga “Sulejman Pasha” dilte si formë patkoi nga rruga e vjetër e Durrësit, e që sot quhet “Misto Mame” dhe përtej vazhdonte drejt Shkodrës. Rruga, që njihet sot si rruga e vjetër e Shkodrës, nuk ka ekzistuar fare në ato kohëra. A mos vallë bëhej fjalë për këtë rrugë? Kështu, të tjera kërkime duhet të bëhen.

Kush ka qenë i zoti i thesarit?

Natyrisht, dikush që ka banuar në ato anë. Dhe historia na shtyn afërsisht nëtre shekuj më parë. Duke lexuar shkrimet e pasionantëve të ngjarjeve që krijojnë qytete, e sidomos të Fatmir Babametos, te “100 Familje Autoktone Tironase”, mund të krijojmë një linjë.

Dikur ka ardhur nga Egjypti në Tiranë dhe është vendosur me banim në fushat pranë saj, e pikërisht në zonën e Brrakës, një tregëtar i aftë, e shumë i pasur, që quhej Ahmet Dida. Thuhet se erdhi këtu për të zgjeruar aktivitetin e tij.

Ahmet Dida ka patur vetëm një djalë, Mahmutin, që ishte shumë i zgjuar dhe ishte zgjuarsia e tij që e shtyu Ahmetin ta dërgonte për studime në Stamboll.

Në fillim të shekullit XIX Mahmuti u martua dhe nga kjo martesë i lindi një djalë, tëcilin e quajti Ali. Aliu studioi në shkollën ushtarake të Stambollit rreth viteve 1830 – 1840. Ishte shumë trim, ndaj edheiu dha titulli “Qoraliu”, që do të thotë, “Trim”. Për shkak se filloi të lidhej me grupet atdhetare dhe nga frika e përndjekjes, ai u kthye në Tiranë dhe lagjea ku banoi u quajt Ali Bej.

Dhe thesari u gjet pikërisht në lagjen ku banonte dy – tre shekuj më parë një tregëtar shumë i kamur. Dukendjekur linjën e brezave dhe duke u kthyer mbrapa në kohë, arrijmë aty nga mesi i shekullit të tetëmbëdhjetë, kohë në të cilën kanë qarkulluar edhe monedhat e thesarit. E pra, në kohën e mungesës së bankave, ndoshta ka mundësitë ketë qenë Ahmet Dida ai që e ka fshehur thesarin të tokë. Dhe pastaj, pa i a treguar njeriu, ka vdekur, duke e marrë në varr të fshehtën dhe duke i a lënë thesarin trashëgimi të rastësishme, e pa testament, atyre që nuk i njohu kurrë...

Gjithsesi kjo është vetëm një linjë e hamendësuar, ndoshta një rastësi e këndëshme dhe vetëm kaq.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat