Report TV ka mësuar se punonjësi Guri, ka thyer këmbën dhe po transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Forcat RENEA kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit nga humnera në Parkun Kombëtar të Thethit.
Njoftimi i plotë i policisë së Shkodrës në lidhje me plagosjen e inspektorit të pyjeve në Theth.
Shkodër
Informacion Paraprak
Me datë 17.10.2017 rreth orës 14:00 ka ardhur një telefonatë në sallën e Komandimit se në fshatin Theth, Inspektori i zonave të mbrojtura dhe pyjeve shtetasi P. G. duke ecur në këmbë në vendin e quajtur Qafë Thore ka rënë nga një shkëmb duke rënë poshtë mes shkëmbijve, i cili për pasojë ka thyer këmbën.
Menjëherë është kërkuar ndihma e Reneas meqënëse terreni ishte i veshtirë për nxjerrjen e tij.
I dëmtuari është nxjerrë nga një efektiv i Reneas dhe është transportuar në një vend më të përshtatshëm ku është marrë nga helikopteri i shëndetësisë.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com









