Thethi, fshati alpin me vizituar nga turistet e huaj përballet prej vitesh me problemin e menaxhimit të mbetjeve.  Ndaj banoret, qe janë njëherësh pronare të bujtinave kërkojnë më shumë investime.

“Ne nuk e dimë se kur vjen makina me mbledh plehrat. Një here vjen të hënë e një here të enjte. Kjo nuk funksionon kështu. Koshat duhen pastruar çdo ditë”.- tha një nga pronarët e bujtinave.

“Shtimi i koshave e para dhe e dyta, duhen thurur me gardh se këtu ka erëra te forte ka dhe dhelpra, kuaj e arusha që i shpërndajnë plehrat në rrugë. Ne presim 1500 turiste ne dite kështu që duam pastërti, ju mund të shtoni taksat”.- tha një pronar bujtine.

Gjatë një takimi në Theth me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ata u ankuan se kompania e pastrimit kryen evadimin e mbetjeve dy herë në javë, ç’ka është e pamjaftueshme. Po kaq propozuan vendosjen e kontejnerëve për diferencimin e mbetjeve në burim.

“Duhet të shihet mundësia e kategorizimit te koshave, bujtinat duhet ti seleksionojnë vete plehrat”.- u shpreh një nga pronarët e bujtinave.

“Ndarja e mbeturinave është e domosdoshme. Nëse bëhet kjo mund të zhvillohet dhe turizmi i peshkimit. Grumbullime te kontrolluara dhe te rrethuara. Ne 80 për qind të turistëve i kemi të huaj, për fundjavë vijnë edhe shqiptarë.- tha një një pronar bujtine.

“Kemi te bëjmë me turiste qe duan pastërtinë. Thethi duhet të bëhet i pari ne Shqipëri për selektimin e mbetjeve”.- u shpreh një pronar bujtine.

Në këtë takim u vendos ngritja e një grupi pune mes banorëve dhe punonjësve te Bashkisë për bashkërendimin e masave që do të ndërmerren për krijimin e një hapësirë të pastër në Theth.

“Kompania vjen dy here ne jave. Kemi konstatuar se sado që përpiqemi prape se prape nuk e kemi situatën e pastrimit ku duhet. Unë nuk jam i kënaqur dhe dua këtë vit ta kemi Thethin si model”.- tha Beci.

Thethi, kjo perlë e natyrës pret të këtë rritje të numrit të turistëve kjo referuar edhe rezervimeve të cilat kanë nisur që në muajin Prill duke e kthyer Thethin në destinacionin kryesor turistik të Shkodër.