Një person është plagosur mëngjesin e sotëm me armë zjarri në Theth. Sipas informacioneve të para, mësohet se i plagosur ka mbetur 45-vjeçari Nazmi Topuzi i cili është dërguar në Spitalin e Shkodrës.
Burime nga policia thonë se 49-vjeçari, banues në Tiranë ka qenë me pushime në shtëpinë e një mikut të tij me inicialet GJ.D në fshatin Theth Shkodër në zonën e quajtur Okol.
Policia thotë se ai është plagosur sapo ka dal në oborrin e shtëpise në orën 6 e 30.minuta.
Ndërkohë, disa orë pas ngjarjes, policia ka mundur që të zbardhë detajet e saj, ndërkohë që ka arrestuar të dyshuarin e kësaj plagosje Florian Kodra 19-vjeç.
Kështu, sipas policisë, nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se në trupin e të dëmtuarit u konstatohen dy dëmtime të shkaktuara me armë zjarri, ku si pasojë edhe pas ndihmës së marrë mjekësore vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja model 56 kalibri 7.62 mm dhe arma e krimit automatiku kallashnikov. Plagosja sipas policisë, ka ndodhur për motive të dobëta.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com