38-vjeçari nga Golem që theu masën e “arrestit në shtëpi” dhe tentoi t’i shpëtojë shoqërimit nga policia ka përfunduar sërish në pranga. Bashkë me të u arrestua edhe kunati i tij, 23 vjeç, i cili ndërhyri për të penguar uniformat blu.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kavajë, kur policia e ndaloi për verifikim 38-vjeçarin me iniciale A.B. Sipas hetimeve, ai iu bind autoriteteve kur është njoftuar se do të shoqërohej në komisariat, ndërsa bashkë me 23-vjeçarin A.Sh. kundërshtuan me forcë efektivët për të shmangur ndalimin.

Pas veprimeve të para hetimore të kryera nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Durrësit, u bë edhe arrestimi i të dyve.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për rastin e ndodhur në Golem, Kavajë, në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Durrësit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. B., 38 vjeç, banues në Golem dhe A. Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë.   Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, me qëllim për të shmangur arrestimin e shtetasit A. B., i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.