Theu arrestin shtëpiak për të qenë 
në Kuvend, 30 ditë burg deputetit
 

Theu arrestin shtëpiak për të qenë <br />në Kuvend, 30 ditë burg deputetit<br /> 
Gjykata Themelore në Kosovë dha maswm e sigurisw 30 ditë burg për deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Faton Topalli i cili gjatë ditës së djeshme theu masën e sigurisë “Arrest shtëpiak” duke marë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, Vetëvendosje reagoi lidhur me ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e konsideruar mbledhjen e mbajtur si një uzurpim të institucioneve të Kosovës nga ana e qeverisë dhe mazhorancës.

“Dje në Kuvendin e Kosovës ka qenë një mbledhje e paligjshme e strukturave të PDK-së, LDK-së dhe Listës Srpska. Ishte një uzurpim i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Qeveria e Kosovës”.

Ndërkohë, lidhur me arrestimin e disa protestuesve, por edhe deputetëve, Vetëvendosje thotë se ato kanë qenë në kundërshtim me Kushtetuën e vendit.

“Arrestimet që kanë vazhduar dje, të deputetëve dhe aktivistëve, janë në kundërshtim me çfarëdo rregullore të Kuvendit, dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Edhe këto tentime për mbajtje të seancës janë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha nënkryetari i VETËVENDOSJE-s, Driton Çaushi.
 
Ai shtoi se veprimet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit janë në përputhje të plotë me betimin e tyre dhe detyrat e tyre në mbrojtje të sovranitetit të Republikës, ndërkohë që deputetja Shqipe Pantina tha se kjo Qeveri ishte në gjendje ta detyrojë Kuvendin që brenda dy ore të bënin shumë shkelje ligjore, që të emëronin anëtarë nëpër borde të institucioneve më të rëndësishme.
 
Vetëvendosje i ka bërë thirrje policisë që t’i lirojë sa më parë deputetët dhe aktivistët e opozitës që po mbahen nëpër burgje për shkak të kundërshtimit të marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. 

 
Glauk Konjufca, Besa Baftiu, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli, u arrestuan ndërsa po dilnin nga ndërtesa e parlamentit. Gjatë së hënës policia arrestoi tre deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, Time Kadriaj dhe Teuta Haxhiu, gjithashtu nën dyshimet për hedhje të gazit lotsjellës.Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Ismail Kurteshi nga lëvizja Vetëvendosje ndodhen në paraburgim, Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën dhe Donika Kadaj Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndodhen në arrest shtëpie.




Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!