Theu arrestin shtëpiak për të transportuar 9 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohet 33 vjeçari në Himarë! Momenti kur policia i pret rrugën (VIDEO)

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Himarës pasi theu arrestin shtëpiak për të trafikuar 9 kg kanabis drejt Greqisë. Në pranga ka rënë Enrik Proda të cilit i ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi në bashkëpunim me 2 persona të tjerë dhunoi me shufra hekuri një 42 vjeçar.

Në videon e publikuar, shihet momenti teksa policia i pret rrugën Enrik Prodës kur ky i fundit tenton të shmanget nga automjeti i forcave blu.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte Proda, u gjetën 9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)