VORË- Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Vorë, pasi ka qëlluar në ajër me kallashnikov, ndërsa kishte thyer edhe masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

19-vjeçari L. M., ka qenë duke lëvizur me një makinë në afërsi të liqenit të fshatit Muçaj dhe kishte qëlluar në ajër. Ai ka qenë i shoqëruar nga një 15-vjeçar, i cili është vënë nën hetim.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 19-vjeçari i arrestuar, kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov e përdorur gjatë ngjarjes dhe 4 krehra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.