VIDEO/ Theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur një gjimnaz dhe një banesë, pranga 25-vjeçarit në Malësi të Madhe

MALËSI E MADHE- Një 25-vjeçar në Malësi të Madhe kishte thyer masën arrest shtëpie për të kryer vjedhjen e një gjimnazi dhe një banesë. Ejllo Mitaj ishte në arrest shtëpie për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, por ai ka thyer dy herë masën arrest shtëpie për të vjedhur.

Sipas policisë, 25-vjeçari në bashkëpunim me një tjetër ka vjedhur më datë 05.12.2023 ka kryer vjedhjen e 8 pajisjeve kompjuterike në gjimnazin në fshatin Gruemirë.

Më datë 23.01.2024, ka vjedhur instalime elektrike dhe pajisje në një banesë në fshatin Grudë.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale shtesë për shtetasin P. K., 23 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. M., për të kryer vjedhjen në gjimnazin e këtij fshati. Aktualisht, shtetasi P. K. është në IEVP Lezhë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën