Theu masën e sigurisë ‘arrest me burg’, prangoset 22-vjeçari në Tiranë! Gjatë kontrollit iu kap kanabis

Theu masën e sigurisë ‘arrest me burg’, prangoset 22-vjeçari në Tiranë! Gjatë kontrollit iu kap kanabis

Foto ilustruese

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka thyer masën e sigurisë ‘Arrest me burg’. Policia njofton se V. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë jashtë banesës dhe gjatë kontrollit iu gjet një sasi e vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në njoftimin e sotëm blutë e Tiranës bëjnë me dije gjithashtu se ka arrestuar edhe 2 persona të kapur në gjendje të dehur në timon.

“- U. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë manovra të gabuara me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur;  - M. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, njofton policia.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin