Kukës-Një 27-vjeçar është kapur nga autoritetet në Pikën Kufitare të Morinës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Sipas policisë, 27 vjeçari me inicilaet L.L, u kap në Pikën Kufitare të Morinës, ku pas kontrollit të bërë nga policia, rezultoi se ai kishte thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja”.
'Në këtë kuadër, në PKK Morinë, u kap shtetasi L. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga verifikimet e kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare, rezultoi se ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja”, thuhet në njoftim.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Tiranë.