DIBËR- Një 32-vjeçar është vënën në pranga në Dibër pasi ka thyer masën arrest në shtëpi.
I riu i cili jetonte në fshatin Brezhdan, është kapur nga policia jashtë banesës së tij duke thyer masën e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër nën akuzë për vjedhje.
'M.T., 32 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Vjedhja".’- thuhet në njoftimin e policisë.'
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.