Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, arrestohet 38-vjeçari në Fier, i gjendet edhe kanabis me vete

Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, arrestohet 38-vjeçari në Fier, i gjendet edhe kanabis me vete

Foto ilustruese

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia mesditën e sotme në Fier, pasi ka thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa raportohet se iu gjet edhe kanabis me vete.

Policia njofton se 38-vjeçari me inicialet S.S., u kap nga Forcat e Posaçme ‘Shqiponjat’ në automjetin me të cilin po udhëtonte.

Më herët, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë  "Arrest shtëpie" ndaj 38-vjeçarit për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Njoftimi i Policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 38 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posacme "Shqiponja" në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte, iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë  "Arrest shtëpie" për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu