Theu orën policore, gjobitet me 1 milionë lekë pronari i një lokali në Dibër

Theu orën policore, gjobitet me 1 milionë lekë pronari i një lokali në Dibër

Foto ilustruese

DIBËR- Pronari i një lokali në Dibër është gjobitur me 1 milionë lekë pasi ka thyer masat e vendosura në kuadër të kufizimit të pandemisë COVID-19.

Orari që lejohet për të vendosur muzikë është deri në 23:00 të natës, pas kësaj ore ndalohet që në ambientet e lokaleve të vendoset muzikë. Burime zyrtare bëjnë me dije se si pasojë e shkeljes së këtij rregulli është gjobitur shtetasi H.L.

"Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anti-covid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, gjatë kontrolleve kanë konstatuar një subjekt në qytetin e Peshkopisë i cili vijonte organizimin me muzikë pas orarit të përcaktuar. Në vijim të veprimeve,  shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë shtetasin H.L., pronari i subjektit, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve", shkruhet në njoftim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis