TIRANË-Një lokal bar-kafe,  në rrugën "Niko Avrami" është bllokuar për 6 muaj, pasi është kapur për herë të dytë nga policia hapur duke thyer thyer kështu urdhrin. Më datë 27.03.2020 lokali është konstatuar i hapur për herë të parë dhe pronari është ndëshkuar me masë administrative, pra gjobë.

Por pavarësisht gjobës, sipas policisë administratori i lokalit F.B, është konstatuar përsëri duke mbajtur hapur lokalin dhe duke i shërbyer klientëve dhe për këtë arsye i është bllokuar aktiviteti për 6 muaj. Policia ka shpërndarë pamjet e momentit kur konstaton lokalin hapur, ndërsa  administratorin duket se e kanë tradhtuar pustinat e sheqerit dhe bishat e cigareve nga dera e biznesit në trotuar.

Një javë më parë, po nga shërbimet e Komisariat të Policisë Nr. 4, një tjetër lokali, në pronësi të R. F., në rrugën “Sadik Petrela”, iu bllokua aktiviteti për 6 muaj, pasi u konstatua për herë të dytë i hapur, në kundërshtim me Aktin Normativ. Që prej daljes së Aktit Normativ e deri tani, në të gjithë vendin janë ndëshkuar 207 administratorë lokalesh që kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me këtë Akt.