Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 25-vjeçar i cili në orët e vona të së hënës ka thyer xhamin e një banke në zonën e ish-bllokut, ndërkohë që ishte kthyer në “makthin” e banesave në shumë zona të kryeqytetit.

Sipas policisë bëhet e ditur se, në pranga ka rënë Daniel Bushka, 25 vjeç ka thyer xhamin e një banke të nivelit të dytë që ndodhet në rrugën Abdyl Frashëri, ndërkohë që është  arritur  të dokumentohen disa vjedhje banesash të cilat ai i ka kryer gjatë muajit prill.

Konkretisht vjedhjeve në rrugën “Muhamed Gjollesha”, “Medar Shtylla”, “Pjetër Bogdani”, “Irfan Tomini”, “Sami Frashëri”, dhenjë tjetër banese në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Ja njoftimi i policisë Tiranë.
Policia arreston një shtetas të dyshuar për një sërë vjedhjesh.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë nr 2 kanë  bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Daniel Bushka, 25 vjeç, banues në Tiranë .
Ky shtetas në datë  02.05.2016 rreth orës 23:30 dyshohet se ka thyer xhamin e një banke të nivelit të dytë që ndodhet në rrugën Abdyl Frashëri Tiranë.
Pas punes operative dhe proceduriale të bërë nga ana e specialistëve të Komisariatit Nr. 2, është  arritur  të dokumentohet me prova ligjore dhe një sërë ngjarjesh të tjera kriminale:
1. Më datë 08.04.2016, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit B. P.
2. Më datë  06.04.2016,në rrugën “Medar Shtylla”, ka  vjedhur banesën e  shtetases A. S.
3. Më datë 19.04.2016, në rrugën “Pjetër Bogdani”, është tentuar të vidhet me thyerje banesa e shtetases K. M.
4. Më datë 27.04.2016, në rrugën “Irfan Tomini”,  është vjedhur banesa e shtetases D. K.
5. Më datë 26.04.2016, në rrugën “Sami Frashëri”, është vjedhur me thyerje, banesa e shtetasit Sh. D.
 6. Më datë 24.04.2016,  në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është vjedhur banesa e shtetasit E. Sh.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të  "Shkaterrimit të pronës" dhe "Vjedhjes", parashikuar nga Neni 150 dhe 134 i Kodit Penal.

Redakjsia Online
(F.T/shqiptarja.com)