Thiago Motta, trajneri i Juventusit kaloi më shumë se tre orë duke riparë humbjen 0-1 të skuadrës së tij kundër Stuttgart në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.
Sipas Tuttospor, Thiago Motta e ripa humbjen e Juves ndaj Stuttgartit dy herë përpara se të flinte në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Kjo ishte humbja e parë me Juventusin e Mottas, që kur u ul në stolin e ekipit verën që lamë pas.
Tanimë Motta po mendon për Derbin e Italisë, atë kundër Interit të dielën mbrëma në Serie A. Juventus aktualisht ndodhet në vendin e tretë në tabelën e Serie A, ndërsa Interi është një vend dhe një pikë më shumë.