Thiago Motta kryen vizitat, Juventus nis stërvitjen! Koopmeiners, Sancho dhe Todibo për bardhezinjtë

Thiago Motta kryen vizitat, Juventus nis stërvitjen! Koopmeiners, Sancho dhe Todibo për bardhezinjtë

Thiago Motta te Juventusi

Epoka e Thiago Mottas te Juventus filloi të dielën pasdite me mbërritjen e ish-trajnerit të Bolognas në Torino. Sot është dita e parë zyrtare si bardhezi, në mëngjes ishte vizita në JMedical për të dhe stafin dhe më pas trajneri u vendos në Continassa në pritje të takimit të së mërkurës pa lojtarët e përfshirë në ekipet e tyre kombëtare midis Kampionatit Evropian dhe Kupës së Amerikës.

Para kësaj, pika e diskutimeve ishte për tregun e transferimeve ballë për ballë me drejtorin sportiv  Cristiano Giuntoli, i cili po punon për t'i ndërtuar atij një ekip konkurrues në të gjitha frontet.

Objektivi i parë është gjithmonë Koopmeiners për të kompletuar një mesfushë krejt të re me ardhjen e Douglas Luiz dhe Khephren Thuram (ky i fundit pritet në Torino këtë javë për vizita dhe firmën pas angazhimeve me kombëtaren olimpike franceze).

Atalanta nuk tërhiqet nga kërkesa e saj prej 60 milionë eurosh kundrejt 40 që Juventus është i gatshëm të paguajë për Koopmeiners. E me këtë në mendje, klubi i Juventusit është në pritje të lëvizjes së Federico Chiesa, i cili po merr kohë me Romën pas marrëveshjes mes dy klubeve mbi bazën prej 20 milionë eurosh.

Pikërisht për të zëvendësuar Chiesan që largohet, i cili nuk është pjesë e planeve të Thiago Mottas, Juve iu rikthye Sanchos, i cili u kthye nga huazimi te Borussia Dortmund dhe është në pronësi të Manchester United.

Kontaktet mes Giuntoli dhe 'Djajve të Kuq' siç raporton Corriere dello Sport janë të vazhdueshme. Menaxheri i Juventusit dëshiron ta sjellë lojtarin në Torino me formulën e huazimit me të drejtë blerje, ndërsa anglezët do të donin ta shisnin përgjithmonë (vlerësuar në 40-50 milionë euro).

Thiago Motta kërkon gjithashtu një qendërmbrojtës. Pista Calafiori humbi, Todibo është në pole, të cilin Giuntoli do të donte ta 'rrëmbente' nga Nice me një huazim me detyrim ose të drejtë blerjeje (lojtari ka thënë tashmë 'po'), me Kiuior nga Arsenali si alternativë.

Juventusi i ri sapo ka ndezur motorët dhe Thiago riveshi tutat pas përvojës fantastike sezonin e shkuar me Bolognan.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?