Thirrja e dytë për bonusin e rijetësimit! Ministrja e Kulturës: Ka rritje të aplikantëve

Thirrja e dytë për bonusin e rijetësimit! Ministrja e Kulturës: Ka rritje të aplikantëve

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti

Për të dytin vit me radhë Ministria e Kulturës ka hapur thirrjen për Bonusin e Rijetësimit, një program që i vjen në ndihmë monumenteve dhe pasurive kulturore sa i përket mirëmbajtjes, rimëkëmbjes dhe rijetësimit të tyre. Për të ndarë detaje më të shumta rreth thirrjes së dytë për Bonusin e Rijetësimit, në mjediset e Muzeut Kombëtar të Fotografisë "Marubi" e pranishme ishte Ministrja e Kulturës Elva Margariti. Në fjalën e saj, ajo theksoi potencialin zhvillues që krijon bonusi ndërsa ky tregues vërehet edhe numrin e lartë të aplikantëve që pati vitin e kaluar.

Ajo që bie në sy në thirrjen e dytë për Bonusin e Rijetësimit është koha më e madhe që u është lënë në dispozicion aplikantëve për të paraqitur projektet e tyre. Gjithashtu përfituese mund të jenë ato objekte që bëjnë pjesë në qendrat historike, ansamble dhe lagje brenda mureve të kalasë duke u zgjeruar në këtë mënyrë sipërfaqja territoriale në dallim nga viti i shkuar.

Gjatë takimit pati edhe ndërhyrje nga të pranishmit dhe grupet e interesit të cilët bënë pyetje sqaruese rreth mënyrës së aplikimit për këtë Bonus ose demonstruan shembuj se si grante të tilla u kanë ardhur në ndihmë atyre në të kaluarën.

Të pranishëm në takim ishin gjithashtu edhe eksponentë të tjerë të qeverisjes qëndrore dhe jo vetëm si Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali, deputeti i PS për Shkodrës Benet Beci etj. që vlerësuan mbështetjen që jep

Afati i aplikimeve për thirrjen e dytë të Bonusit të Rijetësimit do të jetë data 10 mars dhe ato do të bëhen online.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite